Home / Lajme / Maqedoni / Protesta “Ndal proceseve të montuara ndaj shqiptarëve” qetë dhe pa incidente (VIDEO)

Protesta “Ndal proceseve të montuara ndaj shqiptarëve” qetë dhe pa incidente (VIDEO)

Shkup, 11 Korrik – Mijëra protestues shqiptarë me pankarata dhe thirrje për drejtësi sot protestuan në Shkup.

Protesta ka kaluar pa incidente dhe se protestuesit janë ndaluar afër qendrës tregtare “Mavrovasja” në bulevardin e Bit Pazarit, aty ku ishin stacionuar forca të mëdha policore.

Forcat e mëdha policore ndaluan protestuesit deri në atë pikë, duke mos i lejuar që të vazhdojnë marshimin.

Por edhe protestuesit qetësisht ndaluan, duke shmangur incidente dhe pas disa minutave të thirrjeve dhe parullave “Stop diskriminimit”, “UCK”, “Stop drejtësisë selektive ndaj shqiptarëve” dhe “Shqipëri Etnike”, u shpërndanë.

Në këtë protestë ishin të pranishëm edhe personalitete të shoqatave dhe organizatve të ndryshme, por edhe kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela, kampioni evropian i boksit, Nuri Seferi dhe personalitete tjera publike.

Në disa raste grupe protestuesish kanë tentuar që të thyejnë barrikadën policore por, ata nuk janë lejuar nga organizatorët.

Në fund të protestës, Daim Luçi, në emër të familjarëve lexoi një letër proteste me thirrjen “Stop proceseve të montuara politike ndaj
shqiptarëve”.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *