Home / Lajme / Maqedoni / Protesta në Bruksel, dështojnë protestat e maqedonasve në Shkup (VIDEO)

Protesta në Bruksel, dështojnë protestat e maqedonasve në Shkup (VIDEO)

Edhe në Bruksel të Belgjikës sot u protestua në shenjë solidarizimi më protestuesit shqiptarë nga Maqedonia, paralajmërimet se sot para Qeverisë do të mbahen kontra-protesta nga maqedonasit si përgjigje e protestave të shqiptarëve, një e tillë nuk u mbajt.

Qindra shqiptarë u tubuan para Parlamentit Evropian në Bruksel dhe shprehën pakënaqësitë e tyre në forma të ndryshme. Protestuesit kërkuan gjykim të drejtë dhe lirimin e të burgosurve. Protesta u mbështet nga Aleanca Kuq e Zi, ndërsa ishte paralajmëruar dy ditë me parë, nëpërmjet shpalljeve dhe thirrjeve publike.

Megjithë paralajmërimet se sot para Qeverisë do të mbahen kontra-protesta nga maqedonasit si përgjigje e protestave të shqiptarëve, një e tillë nuk u mbajt. Ekipi i televizioneve qëndruan para godinës së qeverisë, por atje përveç forcave të rendit dhe ekipeve televizive nuk kishte ndonjë lëvizje tjetër. Protestat e maqedonasve u paralajmëruan në rrjetet sociale dhe për moto kishin “Ti presim shqiptarët e mallkuar”. Gjatë ditës në rrjetet sociale u njoftua se protestat e paralajmëruara për sot nga maqedonasit janë anuluar Paraburgim 30 ditorë për personat të cilët morën pjesë në protestat e 4 korrikut.

Sipas Prokurorisë, grupi prej 8 personave ishin pjesë e protestuesve dhe të njëjtit kanë bërë demolimin e objektit të gjyqit dhe kanë lënduar disa pjesëtarë të policisë. Kodi penal parasheh burgim prej 3 muaj deri në 5 vite, për pjesëmarrje në turmë, pengesë në kryerjen e detyrës zyrtare dhe demolim të objekteve. Në kumtesën e Gjykatës Themelore Shkup 1, thuhet se gjatë ditëve në vijim, pritet që të mbahet edhe seanca kryesore për përmbylljen rastit, për të cilën do të informohet edhe publiku.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *