Home / Lajme / Maqedoni / Protesta të qeta kundër Monstrës në Kumanovë

Protesta të qeta kundër Monstrës në Kumanovë

Kumanovë, 09 Korrik – Protesta filloi para gjimnazit Sami Frashëri, me flamuj dhe veshje kombëtare. Marshi i protestuesve u ndal para Gjykatës së Kumanovës. Organizatorët theksuan se protesta e sotme është solidarizim me familjarët e të dënuarve dhe pakënaqësi ndaj pushtetit gjyqësor në Maqedoni.

Rreth 500 shqiptarë nga Kumanova iu bashkëngjitën protestave mbarëshqiptare kundër dënimeve të përjetshme për rastin Monstra. ‘Ndal proceseve të montuara’ ishte parulla kryesore e protestuesve, të cilët me brohoritjet e tyre përkujtuan të gjitha ngjarjet kontroverse kundër shqiptarëve të Maqedonisë, që nga Gostivari deri te ‘Monstra’.

Protesta filloi para gjimnazit Sami Frashëri, me flamuj dhe veshje kombëtare. Marshi i protestuesve u ndal para Gjykatës së Kumanovës. Organizatorët theksuan se protesta e sotme është solidarizim me familjarët e të dënuarve dhe pakënaqësi ndaj pushtetit gjyqësor në Maqedoni.

“Të rinjtë shqiptarë të Kumanovës solidarizohemi plotësisht dhe pa asnjë rezervë me të dënuarit pa fakte të rastit Monstra dhe me familjet e tyre, gjithashtu edhe me protestuesit e tjerë paqësorë për rastin në fjalë. I bëjmë apel bashkësisë ndërkombëtare, respektivisht bashkësisë evropiane dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të na ndihmojnë që kjo praktikë gjyqësore në Maqedoni të ndërpritet”, tha organizator i protestës

Protestës iu bashkëngjitën edhe ish deputeti Hisni Shaqiri dhe publicisti Kim Mehmeti. Mehmeti theksoi se vetëm protesta të qeta do të arrijnë efektin e duhur.

“Nuk jemi këtu që ti rezikojmë djemtë tanë, që janë policë tanë, policë të këtij shteti. Bile i rekomandoj Gruevskit të mos harxhojnë para, të mos angazhojnë polici sepse ku proteston shqiptari nuk ka nevojë për policë. Keni kujdes, ata që gjuajnë me gurë mbi policët nuk janë me ne. Ata që këtyre protestave nuk ua japin vetëm një ngjyrim, shqiptarizmin dhe urtësinë, nuk janë me ne”, u shpreh Kim Mehmeti, publicist.

Protestat u zhvilluan në mënyrë të qetë dhe dinjitoze, për të përfunduar ndoshta si protesta më mirë e organizuar që nga fillimi i valës së protestave në Maqedoni. ALSAT-m

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *