Home / Lajme / Maqedoni / Protesta të qeta në Kumanovë (VIDEO)

Protesta të qeta në Kumanovë (VIDEO)

Kumanovë, 09 Korrik – Qingra shqiptarë nga Kumanova iu bashkëngjitën protestave mbarëshqiptare kundër dënimeve të përjetshme për rastin Monstra.

‘Ndal proceseve të montuara’ ishte parulla kryesore e protestuesve, të cilët me brohoritjet e tyre përkujtuan të gjitha ngjarjet kontroverse kundër shqiptarëve të Maqedonisë, që nga Gostivari deri te ‘Monstra’.Protesta filloi para gjimnazit Sami Frashëri, me flamuj dhe veshje kombëtare. Marshi i protestuesve u ndal para Gjykatës së Kumanovës. Organizatorët theksuan se protesta e sotme është solidarizim me familjarët e të dënuarve dhe pakënaqësi ndaj pushtetit gjyqësor në Maqedoni.

“Të rinjtë shqiptarë të Kumanovës solidarizohemi plotësisht dhe pa asnjë rezervë me të dënuarit pa fakte të rastit Monstra dhe me familjet e tyre, gjithashtu edhe me protestuesit e tjerë paqësorë për rastin në fjalë. I bëjmë apel bashkësisë ndërkombëtare, respektivisht bashkësisë evropiane dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të na ndihmojnë që kjo praktikë gjyqësore në Maqedoni të ndërpritet”, tha organizator i protestës.

Protestës iu bashkëngjitën edhe ish deputeti Hisni Shaqiri dhe publicisti Kim Mehmeti. Mehmeti theksoi se vetëm protesta të qeta do të arrijnë efektin e duhur.

“Nuk jemi këtu që ti rrezikojmë djemtë tanë, që janë policë tanë, policë të këtij shteti. Bile i rekomandoj Gruevskit të mos harxhojnë para, të mos angazhojnë polici sepse ku proteston shqiptari nuk ka nevojë për policë. Keni kujdes, ata që gjuajnë me gurë mbi policët nuk janë me ne. Ata që këtyre protestave nuk ua japin vetëm një ngjyrim, shqiptarizmin dhe urtësinë, nuk janë me ne”, u shpreh Kim Mehmeti, publicist.

Protestat u zhvilluan në mënyrë të qetë dhe dinjitoze.Për ditën e premte janë paralajmëruar edhe protesta.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *