Home / Lajme / Maqedoni / Protesta të qeta në Shkup kërkohet drejtësi (VIDEO)

Protesta të qeta në Shkup kërkohet drejtësi (VIDEO)

Shkup, 18 Korrik – Qindra shqiptarë dolën sërish në rrugë për të protestuar kundër dënimeve për rastin “Monstra”, njofton Televizioni Koha.

Protesta e qetë kësaj radhe udhëhiqej nga Këshilli Organizativ i kryesuar nga familjarët e të dënuarve. Kryetari i Këshillit, Bedri Ajdari theksoi se numri i vogël i protestuesve krahasuar me javët e kaluara është pasojë e presioneve nga pushteti, njofton Televizioni Koha.

Kryetari i Këshillit të protestës për drejtësi në rastin “Mnostra”, Bedri Hajdari, ka përsëritur kërkesat e javës së kaluar, siç është shkarkimi i ministres Jnakullovska, prokurores Geshkovska, si dhe lirimin e 6 të burgosurve për rastin “Monstra”.

Ai tha se kërkesë e re është që të arrestuarit nga protestat e fundit në Shkup dhe Tetovë, të vizitohen nga Avokati i Popullit, OSBE-ja, Komiteti i Helsinkit, dhe ta informojnë opinionin e të afërmit për gjendjen e tyre shëndetësore, pasi kanë dyshime se po keqtrajtohen nga policia.

“Kemi dalë për brengën tonë, për rastin Monstra, të cilët janë padrejtësisht të burgosur. Duke pasur parasysh presionet që bën shteti mbi popullatën, edhe pse në numër janë më të vogël se radhëve të tjera, keni parasysh presionet që i bën shteti”, deklaroi Bedri Ajdari, familjar, njofton Televizioni Koha.

Marshi protestues nisi nga qendra tregtare “Çairçanja” në Çair, duke vazhduar deri në fund të bulevardit të Bit Pazarit, gjegjësisht afër qendrës tregtare “Mavrovasja”, ku ishin stacionuar kordonet policore.Protestuesit kanë qëndruar pranë kordonit policor dhe se sërish u lexuan kërkesat e protestuesve, kryesisht për lirimin e të dënuarve me burgim të përjetshëm për rastin “Monstra”.

Protestuesit mbanin flamuj kombëtar dhe pankaratat “Duam Drejtësi”, “Respektoni faktet”, “Stop diskriminimit”, “”Ku i kalon pushimet Ali Ahmeti e Menduh Thaçi?”, “Gordana terroriste”, “UÇK nuk është terroriste”, etj. Por gjithashtu janë dëgjuar edhe brohoritje dhe parulla kundër diskriminimit dhe drejtësisë selektive ndaj shqiptarëve.

Kryeqyteti edhe këtë ditë për shkak të protestës ishte blinduar nga forcat speciale dhe forca të tjera policore në çdo pjesë qendrore. Kjo protestë ka marrë përkrahjen e shumë shoqatave dhe personaliteteve publike, të cilët në protestën e kaluar u solidarizuan me protestuesit. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *