Home / Lajme / Maqedoni / Protestat: Policia e gatshme, BDI dhe PDSH me apel për protesta të qeta (VIDEO)

Protestat: Policia e gatshme, BDI dhe PDSH me apel për protesta të qeta (VIDEO)

Shkup, 10 Korrik – Ne nuk bëjmë dallim kush është ai që poston fotot apo thirrjet me përmbajtje që fton në dhunë dhe agresion dhe secili që nuk do e respektoj ligjin dhe do sillet në kundërshtim me ta do sanksionohet kështu që thirrjet janë identike edhe në njërën edhe në tjetrën anë por edhe trajtimi është i njëjt”, ka thënë Jankullovska

Ministreja e punëve të Brendëshme Gordana Jankullovska, ka mohuar sot të ketë ndalesë për hyrje në Maqedoni për këngëtarët nga Kosova të cilët kanë marrë pjesë në protesta, duke u shprehur se edhe nëse dikuj i është ndaluar hyrja, rasti duhet shikuar mos ka të bëj me regullimin e dokumentacionit, ndërsa është shprehur shkurtazi se, ndalesat i jep gjyqi. Ajo po ashtu ka komentuar edhe rastet e përhapjes së disa portaleve në facebook, ku shpalosen transparent me parullat “vdekje shqiptarëve”, ku qartë duken edhe me fotografi disa të rinjë maqedonas të veshur me maica me kryqe ortodokse, për të cilët ka thënë se punohet në identifikimit e të njëjtëve, pa marr parasysh nëse bëhet fjalë për shqiptarë apo maqedonas .

” Do duhet të shikohet plotësisht rasti nëse personat kanë poseduar dokumentacion të regullt por mos të shpekulojmë. Ndalesa jep gjyqi. Shtatë ditët e kaluara janë paraqitur shumë fotografi dhe thirrje në fejsbuk, MPB i ndjek ngjarjet dhe i qasemi asaj që ti identifikojmë personat që veprojnë në kundërshtim me ligjin dhe kështu të gjithë ata që do të identifikohen do kenë trajtim të njëjtë para ligjit dhe nuk do lejojmë që një grup personash të dhunshëm të nxisin dhunë dhe ta prishin qetësin dhe rendin publik kemi kapacitete në tërësi ti realizojmë mundësit ligjore dhe policia deri tani ka treguar nivel të lartë të profesionalizmit për tu përballuar me situata. Ne nuk bëjmë dallim kush është ai që poston fotot apo thirrjet me përmbajtje që fton në dhunë dhe agresion dhe secili që nuk do e respektoj ligjin dhe do sillet në kundërshtim me ta do sanksionohet kështu që thirrjet janë identike edhe në njërën edhe në tjetrën anë por edhe trajtimi është i njëjt”, ka thënë Jankullovska

Në lidhje me paralajmërimet në rrjetet sociale për mbajtjen e protestave ditën e premte, më 11 korrik, në Shkup, duke marrë parasysh që pas protestave nuk qëndron asnjë organizator si dhe pas eskalimit të protestave të javës së kaluar, me konsideratë ndaj apeleve të unifikuara të komunitetit ndërkombëtar në vend,

Bashkimi Demokratik për Integrim, lëshon këtë deklaratë:

• Bashkimi Demokratik për Integrim, fuqimisht fton të gjithë qytetarët që të janë të qetë dhe të përmbahen nga veprime të dhunshme.

• Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe t’i shfaqin pikëpamjet e tyre në mënyrë paqësore por jo edhe të përfshihen në veprime destruktive apo të dhunshme.

• Bashkimi Demokratik për Integrim fton institucionet kompetente që të merren me këtë rast gjyqësor duke respektuar tërësisht standardet ndërkombëtare.

Në lidhje me përshkallëzimin e protestave të javës së kaluar dhe paralajmërimet në rrjetet sociale për mbajtjen e protestave ditën e premte, më 11 Korrik 2014, në Shkup,

Partia Demokratike Shqiptare lëshon këtë deklaratë:

Me konsideratë ndaj apeleve të unifikuara të komunitetit ndërkombëtarë në vend, Partia Demokratike Shqiptare, fuqimisht fton të gjithë qytetarët të janë të qetë dhe të përmbahen nga veprime të dhunshme.

Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe t’i shfaqin pikëpamjet e tyre në mënyrë paqësore por jo edhe të përfshihen në veprime destruktive apo të dhunshme.

Partia Demokratike Shqiptare fton institucionet kompetente të merren me këtë rast gjyqësor duke respektuar tërësisht standardet ndërkombëtare.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *