Home / Lajme / Maqedoni / Protestat Tetove : Situate e tensionuar, perleshet policia me qytetar (VIDEO)

Protestat Tetove : Situate e tensionuar, perleshet policia me qytetar (VIDEO)

Tetovë, 06 Korrik – Protestuesit e revoltuar kanë tentuar të thyejnë kordonin dhe bllokadën por kanë hasur në rezistencën e policisë. Duke parrë rrezikun e shpërthimit të kordonit policia ka hedhur gaz lotsjellës në mesin e protestuesve dhe bomba shok. Kjo ka bërë që protestuesit për një moment të shpërndahen por sërish të grumbullohen pranë policisë.

Kanë degjeneruar edhe në Tetovë protestat kundër rasteve të montuara. Më shumë se një mijë qytetarë nga Tetova pasi ishin grumbulluar në sheshin e Tetovës, kishin marshuar për në selinë e BDI-së. Në udhëkryqin e rrugës “Iliria” dhe rrugës për në Reçicë të Vogël, gjegjësisht rrugën për tek selia e BDI-së, policia kishte bllokuar rrugën e protestuesve me kordon .
Protestuesit e revoltuar kanë tentuar të thyejnë kordonin dhe bllokadën por kanë hasur në rezistencën e policisë.

Duke parrë rrezikun e shpërthimit të kordonit policia ka hedhur gaz lotsjellës në mesin e protestuesve dhe bomba shok. Kjo ka bërë që protestuesit për një moment të shpërndahen por sërish të grumbullohen pranë policisë.

Në mesin e protesuesve ka pasur edhe të lënduar në dorë dhe në krah, ndërsa policia ka përdorur edhe shkopinjët e gomës kundër protestuesve. Poashtu forca të mëdha policore janë vërejtur edhe nëpër rrugët tjera të cilët çojnë drejt selisë qendrore të BDI-së në Reçicë të Vogël. Rreth 16.00 protestuesit janë shpërndarë të qetë në Tetovë. Ndryshe, gjatë gjithë rrugës nuk ka pasur shumë polic, por sa më shumë që afroheshin protestuesit pranë selisë së BDI-së, aq më shumë shtoheshin forcat policore por edhe aq më shumë shtoheshin edhe protestuesit. Nuk raportohet zyrtarisht se sa persona janë lënduar por kryesisht kanë qenë me lëndime të lehta.

Në fund rreth orës 16.00 protestuesit janë shpërndarë të qetë në Tetovë. Kjo është herë e parë që policia mbron selinë e një partie politike shqiptare nga protestues shqiptarë duke bllokuar ata , qindra metra larg selisë. Poashtu në kordonin e parë të policinë , në pikën më të zjarrtë shumica e policëve ishin shqiptarë, kurse brenda rreth e përqark selisë së BDI-së ka pasur forca të mëdha policisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *