Home / Lajme / Maqedoni / Protestë kundër dënimeve me burgim të përjetshëm

Protestë kundër dënimeve me burgim të përjetshëm

4 korrik-Thirrja për protestën është shpërndarë në rrjetet sociale, ndërsa organizatorë të saj bëhet e ditur se janë aktivistë për të drejtat e njeriut me mbështetjen edhe të familjarëve të gjashtë shqiptarëve të dënuar me burg të përjetshëm.

Në Shkup sot do të mbahet protestë kundër dënimit me burg të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë të Smilkovcit.

Thirrja për protestën është shpërndarë në rrjetet sociale, ndërsa organizatorë të saj bëhet e ditur se janë aktivistë për të drejtat e njeriut me mbështetjen edhe të familjarëve të gjashtë shqiptarëve të dënuar me burg të përjetshëm.

“Protesta thirret kundër rasteve të montuara, padrejtësisë, vrasjeve të pafajshme, maltretimeve familjare, urrejtjes etnike dhe fetare. O ju njerëz nuk është vetëm protestë, por është obligim kombëtar. Nëse nuk intervenojmë sot kur padrejtësia arriti kulmin, atëherë mos paçin gjumë sytë e frikacakëve”, thuhet në apelin për protestën të paralajmëruar për sot pas lutjeve të së premtes, nga ku siç thuhet marshi protestues nis nga qendra tregtare “Çairçanja” në Shkup.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *