Home / Lajme / Maqedoni / Protestë kundër dënimeve me burgim të përjetshëm

Protestë kundër dënimeve me burgim të përjetshëm

1 korrik-Nëse nuk intervenojmë sot kur padrejtësia arriti kulmin, atëherë mos paçin gjumë sytë e frikacakëve”, thuhet në apelin për protestën të paralajmëruar të premten pas lutjeve të së premtes, nga ku siç thuhet marshi protestues nis nga qendra tregtare “Çairçanja” në Shkup.

Në Shkup për të premten është paralajmëruar protestë kundër dënimit me burg të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë të Smilkovcit.

Thirrja për protestën është shpërndarë në rrjetet sociale, ndërsa organizatorë të saj bëhet e ditur se janë familjarë të të dënuarve shqiptarë dhe aktivistë për të drejtat e njeriut.

“Protesta thirret kundër rasteve të montuara, padrejtësisë, vrasjeve të pafajshme, maltretimeve familjare, urrejtjes etnike dhe fetare. O ju njerëz nuk është vetëm protestë, por është obligim kombëtar. Nëse nuk intervenojmë sot kur padrejtësia arriti kulmin, atëherë mos paçin gjumë sytë e frikacakëve”, thuhet në apelin për protestën të paralajmëruar të premten pas lutjeve të së premtes, nga ku siç thuhet marshi protestues nis nga qendra tregtare “Çairçanja” në Shkup.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *