Home / Lajme / Maqedoni / Protestuesit marshojnë drejt Bit Pazarit

Protestuesit marshojnë drejt Bit Pazarit

Shkup, 18 Korrik – Protestuesit marshojnë në drejtim të Bit Pazarit duke mbajtur parulla: Drejtësi për të gjithë, Respektoni faktet, Drejtësi për UÇK-në dhe të tjera.

Pas një pritje të shkurtër te qendra tregtare “Çairçanja”, protestuesit me shumë transparente në duar dhe brohoritje kanë nisur protestën e radhës për lirimin e gjashtë të dënuarve në rastin “Monstra”. Protestuesit marshojnë në drejtim të Bit Pazarit duke mbajtur parulla: Drejtësi për të gjithë, Respektoni faktet, Drejtësi për UÇK-në dhe të tjera. Siç njofton korrespondenti i gazetës KOHA nga terreni, në krye të protestës përveç organizatorëve mund të shihet edhe Ziadin Sela dhe Hysni Shaqiri. Për dallim nga java e kaluar numri i protestuesve është më I vogël, por atyre pritet t’ju bashkëngjiten edhe tjerë në tregun e Bit Pazarit. Ndërkohë forca të shumta speciale policore janë stacionuar pranë qendrës tregtare Mavrovasja.(GazetaKOHA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *