Home / Lajme / Maqedoni / Protestuesit në Shkup shpalosin kater kerkesa kryesore (VIDEO)

Protestuesit në Shkup shpalosin kater kerkesa kryesore (VIDEO)

Shkup, 11 Korrik – Protestuesit në Shkup shpalosin kater kerkesa kryesore: Lirimi i të dënuarve, shkarkimi i Jankullovskës e Geshovskës.

Protestuesit kanë lexuar kërkesat e tyre, janë katër kërkesa kryesore:

– Shpallja e të dënuarve të Monstrës për të pafajshëm dhe lirimi e dëmshpërblimi i menjëhershëm i tyre.

– Shkarkimi i menjëhershëm i prokurores dhe gjykates përgjegjëse për rastin “Monstra” dhe ndjekja e tyre penale për keqpërdorim të detyres.

– Dorëheqja e ministres së punëve të brendshme përshkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare duke shpallë gjykimin e të akuzuarve menjëherë pas arrestimit te tyre.

– Lirimin e menjëhershëm të gjithë të arrestuarve në protestat në Shkup dhe Tetovë, derisa nuk plotësohen këta kërkesa protestat nuk do të ndërpriten, deklaruan organizatorët.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *