Home / Lajme / Maqedoni / Publikohen fotografite e vrasësit në lagjen aerodrom

Publikohen fotografite e vrasësit në lagjen aerodrom

22 korrik-Sipas MPB-së, Natasha ka jetuar me dy fëmijët e saj të mitur. Sulmuesi nuk ka qenë babai i fëmijëve, ndërsa armën e ka poseduar me leje. Policia vazhdon hetimet për të vërtetuar nëse edhe fëmijët kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes. Nga MPB-ja njoftuan se vrasësi ka qenë i njohur për policinë.

Vrasje e dyfishtë dhe vetëvrasje në lagjen Aerodrom të Shkupit. Natasha 34-vjeçe dhe motra e saj Biljana 31-vjeçe janë ekzekutuar sot rreth orës 11 nga 36-vjeçare me emrin Igor, me të cilin janë njohur më parë.

“Sipas informacioneve të para që i kemi nga bisedat me fqinjët, vrasësi pas orës 11 ka ardhur në banesën e njërës prej dy motrave, gjegjësisht të Natasha. Në derën e baznesës ka takuar motrën e saj Biljana, të cilën e ka kërcënuar që të mos largohet dhe pas një zënke të shkurtër ka shtënë në drejtim të viktimave. Menjëherë më pas ai ka vrarë edhe veten”, u shpreh Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

Sipas MPB-së, Natasha ka jetuar me dy fëmijët e saj të mitur. Sulmuesi nuk ka qenë babai i fëmijëve, ndërsa armën e ka poseduar me leje. Policia vazhdon hetimet për të vërtetuar nëse edhe fëmijët kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes. Nga MPB-ja njoftuan se vrasësi ka qenë i njohur për policinë. Në vitin 2004 ai është denoncuar për kërcënim me armë zjarri gjatë rrahjes. Policia po heton motivet e vrasjes.

Gjithashtu lexo

Ky çift nga Maqedonia përmendet nga e gjithë bota për një arsye shumë të veçantë

Dasmat në Maqedoni shpeshtohen gjatë verës dhe kjo ndikon që me raste të ndodhin edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *