Home / Lajme / Maqedoni / Qeverisë nuk i konvenon lajmi për borxhin e jashtëm (VIDEO)

Qeverisë nuk i konvenon lajmi për borxhin e jashtëm (VIDEO)

Shkup, 17 Korrik – Qeveria do të ofrojë përmes ankandit publik elektronik, nëntë lokalitete për ndërtimin e pikave të karburanteve, dhe motele, përgjatë tre autostradave në vend.

Objektet e para të tilla me siguri do të fillojnë punën deri në fund të vitit të ardhshëm ose fillimin e vitit 2016, -shprehet zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgiev.

“Dy janë lokalitete në autostradën nga Kërçova në Ohër, në afërsi të fshatrave Misleshevë dhe Smilevë, 3 janë lokalitete në aksin Demir Kapi-Smokvicë dhe Smilevë në afërsi të vendbanimit Miravci dhe Miletkovë, dhe 4 lokalitete përgjatë autostradës së re Shkup-Shtip në afërsi të Shën Nikollës, Peshirovës dhe Sopotit”, tha Aleksandar Gjorgiev, zëdhënës i Qeverisë.

Çmimi me të cilat do të shiten këto lokalitete, do të përcaktohet më vonë, kur të përgatitet edhe dokumentacioni i tenderit. Çmimi i një metri katror ku do të ofrohet trualli do të varet nga frekuentimi i automjeteve. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve si dhe institucionet e tjera kompetente kanë nisur tashmë procedurat për përpunimin e dokumentacionit të planifikuar-urbanistik.Nga ana tjetër Qeveria, me porosi të ashpër ndaj mediave. Qeveria kërkoi sot që mediat të mos zbardhin informata të brendshme në opinion, lidhur me borxhin me euro obligacion.

Zëdhënësi i qeverisë, Aleksandar Gjeorgjiev, iu kërkoi të gjitha mediave të heshtin, që një ditë më parë publikuan se borxhi i ri do të jetë rreth gjysmë miliardi euro. Ndonëse Gjeorgjiev thotë se bëhet fjalë për informacion të brendshëm që mund të dëmtojë procesin, megjithatë mediat publikuan informacionin zyrtar që nuk është marrë në rrugë të brendshme, përkatësisht, referuar vendimit për euro obligacionin me të gjitha të dhënat, që para një jave ishte publikuar në Gazetën Zyrtare. Në këtë vendim theksohej se borxhi me euro obligacion do të jetë 500 milionë euro, për më së shumti 10 vjet. Për momentin nuk do japim detaje rreth këtij procesi dhe qëndrojmë në atë që theksoi dje, vetë kryeministri. E keni qëndrimin e thënë në mënyrë precize dhe të qartë dhe shpresoj se do e kuptoni. Ky nuk është proces i thjeshtë, ky është proces në të cilin, në një moment të caktuar informatat që lëshohen duhet të balancohen. Unë iu bëj thirrje të gjitha subjekteve që kanë përgjegjësi të caktuar shoqërore që ndaj këtij procesi të sillen me përgjegjësi, sepse kjo mund të ketë ndikim në aspekte të tjera të caktuara të këtij procesi. Qëllimi i qeverisë, institucioneve dhe mediave është që të sigurohet aspekti më i mirë i mundshëm, kushte më të mira sepse kjo është në interesin e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, deklaroi Aleksandar Gjeorgjiev, zëdhënës i Qeverisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *