Home / Lajme / Maqedoni / Rama: Garantët ndërkombëtarë të reflektojnë për atë që po ndodh në Maqedoni

Rama: Garantët ndërkombëtarë të reflektojnë për atë që po ndodh në Maqedoni

9 korrik-“Çka po ndodh sot në Maqedoni, meriton vwmendje, maturi pa dyshim, reflektim dhe madje të thellë. Marrëveshjes së Ohrit nuk i kanë dalë për zot vetëm dy palët që përbëjnë Maqedoninë, maqedonasit dhe shqiptarët, por edhe garantët e asaj marrëveshjeje, miqtë dhe partnerët e besuar ndërkombëtarë,” nënvizoi ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar mbrëmjen e të martës, vëmendjen e institucioneve ndërkombëtare për atë që po ndodh me shqiptarët në Maqedoni. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë darkës së shtruar për nder të Muajit të Ramazanit.

Rama i ka konsideruar ata si palë në Marrëveshjen e Ohrit dhe për këtë arsye, nuk duhet t’i shmangen përgjegjësisë në këtë situatë.

Nga ana tjetër, ai gjykoi se “flamujt e radikalizmit shqiptar nuk ngrihen mbi shkopinj, por mbi plagë të thella sociale”.

“Çka po ndodh sot në Maqedoni, meriton vwmendje, maturi pa dyshim, reflektim dhe madje të thellë. Marrëveshjes së Ohrit nuk i kanë dalë për zot vetëm dy palët që përbëjnë Maqedoninë, maqedonasit dhe shqiptarët, por edhe garantët e asaj marrëveshjeje, miqtë dhe partnerët e besuar ndërkombëtarë,” nënvizoi ai.

“Dhe nëse maturia ju duhet shumë dy palëve tona, reflektimi i thellë nevojitet të jetë trepalësh, sepse as burgosja e përjetshme e 6 shqiptarëve dhe as radikalizmi, trajtimi i namur i një radikalizmi fetar që i bie ndesh interesave shqiptare, nuk mund të justtifikohen.

Por këto janë pasoja të moszbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe të një humbjeje besimi tek shqiptarët, për të cilat garantët nuk duhet t’i kërkojnë të gjitha shkaqet jashtë sferës së përgjegjësive të tyre. Ashtu sikundër besoj unë, edhe flamujt e radikalizmit shqiptar nuk ngrihen mbi shkopinj, por mbi plagë sociale, gërryese, varfëri, papunësi, keqarsimim dhe izolim, të cilat shkaktojnë reaksione nga më agresivet, në organizmin shoqëror të një bashkësie dhe për këto duhet mënduar në tre palë për Maqedoninë, për këto duhet diskutuar në shumë palë për Ballkanin,” theksoi ai.

Kryeministri Rama ka shtruar iftar për besimtarët myslimanë. Duke hapur mbrëmjen, ai tha se “Shqipëria është një vend i mirë për t’iu gëzuar këtij privilegji, sepse iftari nuk bashkon vetëm myslimanët me njëri- tjetrin, por edhe të krishtërët me myslimanët”. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *