Home / Lajme / Rajon / Rama: Ndërkombëtarët të kthejnë vëmendjen në Maqedoni

Rama: Ndërkombëtarët të kthejnë vëmendjen në Maqedoni

Tiranë, 09 Korrik – Kryeministri Edi Rama: Garantët ndërkombëtarë të reflektojnë për ç’ndodh në Maqedoni, t’i dalin zot, Marrëveshjes së Ohrit.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kërkuar mbrëmë vëmendjen e institucioneve ndërkombëtare për atë që po ndodh me shqiptarët në Maqedoni, deklaratë e bërë gjatë darkës së shtruar për nder të Muajit të Ramazanit.

Ai i ka konsideruar garantët ndërkombëtarë si palë në Marrëveshjen e Ohrit dhe për këtë arsye, ata nuk duhet t’i shmangen përgjegjësisë në këtë situatë. Nga ana tjetër, ai gjykoi se “flamujt e radikalizmit shqiptar nuk ngrihen mbi shkopinj, por mbi plagë të thella sociale.”

“Ç’ka po ndodh sot në Maqedoni, meriton vemendje, maturi pa dyshim, reflektim dhe madje të thellë,” – tha Kryeministri. – “Marrëveshjes së Ohrit nuk i kanë dalë për zot vetëm dy palët që përbëjnë Maqedoninë, maqedonasit dhe shqiptarët, por edhe garantët e asaj marrëveshjeje, miqtë dhe partnerët e besuar ndërkombëtarë,”- nënvizoi ai.

“Dhe nëse maturia ju duhet shumë dy palëve tona, reflektimi i thellë nevojitet të jetë trepalësh, sepse as burgosja e përjetshme e 6 shqiptarëve dhe as radikalizmi, trajtimi i namur i një radikalizmi fetar që i bie ndesh interesave shqiptare, nuk mund të justtifikohen. Por këto janë pasoja të moszbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe të një humbjeje besimi tek shqiptarët, për të cilat garantët nuk duhet t’i kërkojnë të gjitha shkaqet jashtë sferës së përgjegjësive të tyre. Ashtu si kundër besoj unë, edhe flamujt e radikalizmit shqiptar nuk ngrihen mbi shkopinj, por mbi plagë sociale, gërryese, varfëri, papunësi, keqarsimim dhe izolim, të cilat shkaktojnë reaksione nga më agresivet, në organizmin shoqëror të një bashkësie dhe për këto duhet mënduar në tre palë për Maqedoninë, për këto duhet diskutuar në shumë palë për Ballkanin.
” – theksoi ai.

Kreu i Qeverisë ka mbledhur trupin diplomatik në Shqipëri, figura politike dhe njerëz të shquar, drejtues të komuniteteve fetare në Shqipëri në një darkë “iftari”, në respekt të Komunitetit Mysliman, që feston Muajin e Ramazanit.

Rama preku dy çështje thelbësore në fjalën e hapjes së darkës: Mungesën e radikalizmit fetar islam në Shqipëri dhe problemin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, që po protestojnë prej ditësh.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *