Home / Lajme / Maqedoni / Rama: Opozita foli në një vit, sa për tre

Rama: Opozita foli në një vit, sa për tre

14 korrik-Po ashtu, Rama i ka kthyer përgjigje edhe ish-Kryeministrit Berisha, i cili deklaroi pak ditë më parë se nuk ka më vend për opozitën në Kuvend, duke i kujtuar atij kohën e pamatë që iu dhurua për të folur në Kuvend me iniciativën e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Metës.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se një nga sukseset e qeverisë së drejtuar prej tij, është vendosja e një komunikimi publik me opozitën duke i dhënë asaj, hapësira të mëdha për të debatuar në Kuvend, hapësira që po t’i mbledhësh, opozita nuk i ka pasur në mbi 20 vjetët e fundit.

Kësisoj, Rama, nga Teatri i Operas, ku Qeveria raportoi 300 ditët e punës, i ka kthyer një përgjigje në distancë, kreut të opozitës, që sot ka denoncuar në prokurori, dy deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, të akuzuar si instrumenta të Kryeministrit për t’i mbyllur gojën opozitës.

Po ashtu, Rama i ka kthyer përgjigje edhe ish-Kryeministrit Berisha, i cili deklaroi pak ditë më parë se nuk ka më vend për opozitën në Kuvend, duke i kujtuar atij kohën e pamatë që iu dhurua për të folur në Kuvend me iniciativën e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Metës.

“Kemi arritur të transformojmë dhe për këtë,”- tha Rama, – “mjafton të hedhim vështrimin 300 ditë më parë, marrëdhëniet e Qeverisë me opozitën në komunikimin publik. Kemi arritur t’i japim shqiptarëve një qeveri që flet për problemet e tyre, që përpiqet të zgjidhë problemet e tyre dhe që nuk i bombardon me propagandë kundër opozitës. Kemi arritur t’i japim shqiptarëve një qeveri, që nuk i rraskapit duke sharë, duke fyer dhe duke u përpjekur të diskriminojë opozitën dhe opozitarizmin në Shqipëri.

Dhe kemi arritur e këtu një meritë e veçantë i takon kryetarit të Kuvendit për rrugën e veçantë që zgjodhi që në krye të herës, që t’i japim opozitës që në krye të herës, atë hapësirë, atë kohë, që opozita nuk e ka pasur në 20 e kusur vite me radhë. Madje, unë kam përshtypjen se po të mbledhim minutazhin që ka konsumuar opozita e sotme në këto 300 ditë, ndoshta është i barabartë me minutazhin e konsumuar nga opozita në tre ose më shumë vite në të shkuarën,”- theksoi kreu i Qeverisë.
Nga ana tjetër, Rama vendosi gishtin mbi tri institucione, të cilët e bëjnë këtë qeveri “të palumtur”, siç janë Presidenca, Prokuroria e Përgjithshme dhe KLD-ja, por ai vuri në dukje se asnjëherë nuk i ka denigruar ato dhe as ka ndërmend të bjerë në këtë batak.

“Ne nuk jemi të lumtur me Presidentin e Republikës”, theksoi Kryeministri, por ne në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk u kemi dhënë shqiptarëve më shembullin e vjetër, të degraduar dhe njëkohësisht degradues për shoqërinë tonë, të një marrëdhënieje joetike sharjes, akuzash dhe përpjekjesh për të diskriminuar institucionin e Presidentit të Republikës.
Ne nuk jemi të lumtur me Prokurorin e Përgjithshëm, por në asnjë rast dhe për asnjë arsye, ne nuk kemi vazhduar në rrugën e vjetër të diskretimit të një institucioni, tek i cili ne sigurisht shohim me shumë shpresë për të gjetur partnerin e duhur kushtetues në një betejë që mbetet për t’u zhvilluar.

Ne padyshim nuk jemi të lumtur, madje në këtë rast palumturin tonë e kemi shprehur publikisht për mënyrën sesi funksionon KLD-ja por nuk kemi rënë dhe as do të biem në batakun ku KLD na ka ftuar më shumë se një herë me reagime që nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me një institucion të pavarur kushtetues”, nënvizoi ai. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *