Home / Lajme / Maqedoni / Reagon edhe PPD-ja

Reagon edhe PPD-ja

8 korrik- Partia për Prosperitet Demokratik konsideron se procesi gjyqësor rreth rastit “Monstra”, bazuar në deklaratat e mbrojtësve të të akuzuarve, ka qenë i ndikuar politikisht dhe se vendimi përfundimtar i shkallës së parë është sjellur nën këtë presion dhe pa prova të konsiderueshme,

Partia për Prosperitet Demokratik gjatë kohë , me vëmendje të posaçme dhe shqetësim i ndjek zhvillimet rreth rastit “Monstra” të cilat sollën edhe protesta masovike të qytetarëve shqiptarë ditëve të fundit.
Që në fillim PPD ka ndarë dhimbjen me familjarët e pesë të rinjëve maqedonas të vrarë në mënyrë mizore në afërsi të liqenit të Smilkovcit.

Partia për Prosperitet Demokratik konsideron se procesi gjyqësor rreth rastit “Monstra”, bazuar në deklaratat e mbrojtësve të të akuzuarve, ka qenë i ndikuar politikisht dhe se vendimi përfundimtar i shkallës së parë është sjellur nën këtë presion dhe pa prova të konsiderueshme,

PPD konsideron se për këtë proces gjyqësor ende nuk janë shterrur të gjitha mundësitë dhe nuk janë mbyllur të gjitha rrugët që gjykatat të sjellin vendim të drejtë të bazuar në prova të konsiderueshme. Që vendimi që do të pasojë ta ketë besueshmërinë e plotë të qytetarëve PPD vlerëson se do të duhet një kyçje aktive e komunitetit ndërkombëtar si BE-SHBA dhe OSBE në këtë proces.

PPD vë në spikamë se e drejta e protestës është e garantuar me Kushtetutën e Maqedonisë dhe Konventën evropiane për të drejtat e njeriut dhe se, për ne, është e papranueshme organet policore të ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve.

PPD gjithashtu konsideron se ne shqiptarët kemi kapacitet të dëshmuar të organizojmë protesta në mënyrë të qetë dhe demokratike dhe të përcjellim mesazhe të caktuara deri te instucionet të cilave u drejtohemi.

PPD gjithashtu konsideron se në këto kohëra të ndërlikuara është tepër e rëndësishme situatat e vështira të tejkalohen me mençuri, gjakëftohtësi dhe vetëpërmbajtje.

PPD është e bindur se mllefi i qytetarëve i shprehur në protestat e këtyre ditëve i ka rrënjët më të thella se rasti “Monstra”.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *