Home / Lajme / Maqedoni / Regjistrimi i popullatës, VMRO-DPMNE jep dy propozime, BDI s’ngutet (VIDEO)

Regjistrimi i popullatës, VMRO-DPMNE jep dy propozime, BDI s’ngutet (VIDEO)

Shkup, 17 Korrik – Pas tre viteve nga dështimi i procesit të Regjistrimit të popullatës në Maqedoni ende nuk ka përgjigje se kur dhe si do të bëhet regjistrimi.

Ndërkohë, vetëm para një jave Zyra europiane për statitstika Eurostat, doli me të dhëna të reja për numrin e banorëve në BE, duke e përfshirë edhe Maqedoninë.

Kryeministri dhe kryetari i VMRO DPMNE-se i ka dorëzuar në formë të shkruar deri të Ali Ahmeti kryetar i BDI-së dy propozime për mënyrën e regjistrimit të popullatës edhe atë para një muaj e gjysmë me qëllim që të arrihet marrëveshje për regjistrimin e popullatës.

Nga BDI pritet përgjigje për dy format e zbatimit të regjistrimit të popullatës. Forma e parë është numërimi administrativ i popullatës dhe forma e dytë kontrollimi në terren për disa të dhëna.

Propozimi është bërë që ky operacion statistikor të zbatohet Brenda dy viteve, por BDI deri më tani nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

Nga BDI kanë pohuar se e kanë marrë letrën e Gruevskit, por ende nuk e kanë shqyrtuar. Kohë më parë zëvendëskryeministri Musa Xhaferri deklaroi se BDI nuk është kundër regjistrimit të popullatës, por ai konsideron se nuk duhet të ngarkohet ky proces me evidencën e qytetarëve të cilën kanë hyrë ose kanë dalë jashtë shtetit.

Pikërisht pakënaqësitë për këtë fakt se a duhet ose jot ë shënohen qytetarët të cilët janë jashtë shtetit më shumë se një vit ishte edhe arsyeja kryesore për ndërprerjen e procesit të rregullt të regjistrimit në vitin 2011.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *