Home / Lajme / Maqedoni / Regullohet Kompleksi i dëshmorëve në Poroj (VIDEO)

Regullohet Kompleksi i dëshmorëve në Poroj (VIDEO)

Tetovë, 29 Korrik – Me dy gusht në ora 14:00 do të inaugurohet kompleksi i dëshmorëve në fshatin Poroj në Tetovë, njofton Televizioni Koha.

Kompleksi i dëshmorëve është rregulluarë nga një donator anonim dhe është përkrahurë nga ana e bsahkësisë lokale të fshatit Poroj.

Gjatë ditës së sotme në këtë kompleks ka qenë për vizitë Fazli Veliu kryetari i shoqatës së veteranëve të luftës së UÇk-së i cili tha se ky kompleks do të grumbulloj të gjithë dëshmorët dhe martirët e luftës së kosovës dhe Maqedonisë, ku Poroj ka qenë një vatër lufte, transmeton Televizioni Koha.

” Është bërë një punë modeste por shumë e qëlluar në mënyrë që të gjithë njerzit që do të shkojnë drejtë Dardanisë dhe drejtë Shqipërisë e viseve shqiptare të kthejnë vëmendjen te sakrifica e vendit tonë sakrifica e këtushme është e të gjitha gjeneratave deri te ma e reja Jehona dhe është sakrifica e mbar e këtyre njerzive të cilët gjatë një shekulli kanë luftuar kundër sunduesve të rinjë të drejtuar nga Beogradi. Këtu është edhe ajo pjesë e njerzive që kanë kontribuar në logjistikë,njerzitë që kanë qenë në mërgim dhe kanë ardhë, njerzit që vazhdojnë përpjekjet për liri dhe pavarsi dhe atdhe,” kryetari i shoqatës së veteranëve Fazli Veliu, transmeton Televizioni Koha.

Sipas Fazli Veliut nga dita e djeshme SHVL është duke bërë homazhe në të gjithë varrezat e dëshmorëve edhe në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *