Home / Lajme / Rajon / Reportazh nga Kaçaniku/ Rruga e Lavdrimit drejt terrorizimit

Reportazh nga Kaçaniku/ Rruga e Lavdrimit drejt terrorizimit

30 korrik-
Në një profil të tij të publikuar kohë më parë nga Express, bëhej me dije se ai ka punuar për KFOR’in amerikan në kampin ‘Bonsteel” në Ferizaj, dhe më vonë edhe për NATO’në në Afganistan. Ai ishte përkthyes i gjuhës angleze.

Lavdrim Muhaxheri është rritur jetim, pa nënë. Fqinjët e përshkruajnë si “djalë të mirë”, derisa filloi të bëhej fanatik fetar, në fundin e vitit 2010. Gazeta Express ishte në lagjen ku u rrit terroristi, në Dushkajë të Kaçanikut, ashtu sikurse edhe në Xhaminë ku u inspirua ai dhe sjell rrëfimin e njerëzve që e njohin

Një urë hekur e shkatërruar, e kalueshme vetëm në këmbë, në fshatin Dushkajë të Kaçanikut është alarmi i parë fizik që po shkon te shtëpia ku është rritur terroristi kosovar, Lavdrim Muhaxheri. Siç ka raportuar Express, ai këto ditë ka kryer në publik vrasje të rëndë të një fëmije të lidhur të cilin e pret në fyt, duke e propaganduar më pastaj këtë krim në Facebook si luftë e shenjët islam në emër të All-llahut (xhihad).

Lagja e Muhaxherëve në Dushkajë ngjanë me një lagje të boshatisur, para së cilës shtrihet një varrezë e pashpjegueshme kontejnerësh dhe makinash, por shtëpitë janë të gjitha të shtrenjta. Në mes tyre shtrihet edhe shtëpia ku u rrit Lavdrimi, xhihadisti kosovarë që ishte vetë-deklaruar si prijës i shqiptarëve të grupin terrorist Shteti Islam i Irakut dhe Shamit (ISIS), që drejtohet nga i vetë-shpallur Kalif i myslimanëve, Ebu Beker El-Bagdadi (Kalif Ibrahimi).
Gazetarët nuk janë të mirëpritur te tri shtëpitë e rrethuara me një mur gurësh të ish-familjes së ngushtë të Lavdrimit, vëllezërve dhe babait të tij – Kjaniut.

Një person agresiv në peshë, pa flokë e pa mjekër e i vetë-deklaruar si vëllai i Lavdrimit e ka përzënë ekipin e Gazetës Express.

“Na keni lodhë ju gazetarët”, është shfryrja e tij, derisa nuk lë asnjë derë çelë për të marrë një koment.

Na përcjellë derisa largohemi nga Lagjja e Muhaxhervë, lagje që përfundon me gurthyes fantazmë dhe një lum të vogël, i ngjashëm me lumin ku bashkë-luftëtarët e Lavdrimit në Irak hodhën pjesën më të madhe të mbi 1700 irakianëve që i masakruan në ditën e dytë të Fitër Bajramit.
Express u përball me agresivitet të të afërmeve të terroristit Lavdrim Muhaxherit (të afërm nga ideologjia, jo domosdoshmërish nga gjaku) edhe në xhaminë qendrore në Kaçanik, aty ku janë edhe zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) që drejtohet nga Florim Neziri.

Së paku njëri nga simpatizantët e Lavdrimi, që ia thotë vetës emrin Hysni, një thatanik me mjekër të vogël, kërcënon në prani të zyrtarit policor që po përgatitej për ta kryer faljen e mesditës, një nga pesë faljet e obliguar ditore në islam. Hyseni kërcënon se duhet të largohemi nga oborri i xhamisë së “ju po i qoni myslimanët në burg”, dhe zyrtari policor vazhdon të jetë indiferentë.

Indiferentë janë në këtë qytet gati të gjithë, kur bëhet fjalë për Lavdrim Muhaxherin. Njerëzit e shumtë që po bëheshin gati për faljen nuk u prononcuan, dhe sugjeruan që këtë ta bëjnë drejtuesit e BIK’ut, të cilët për çudi janë në pushim dhe nuk janë të kapshëm as në telefon. Ata nuk janë të kapshëm as për të dhënë komente për krimin makabër të Lavdrimit, e as për të treguar për periudhën kur atë e kishin bashkëpunëtor në aktivitet me shoqatën e tij të paregjistruar në shtet, ‘Rinia Islame-Kacanik’, siç ka raportuar Express.

Kjo shoqatë, për strukturën e së cilës ka raportuar kohë më parë Express, duke përfshirë në hulumtim edhe funksionimin e shoqatës tjetër islame, Shoqatës ‘Parimi’, tash për tash nuk ka zyra, derisa të tilla ka pasur në fillim të këtij viti.

Dy anëtarë të saj, Ilir Berisha e Jetmir Kyçyku, siç ka raportuar Express janë arrestuar para një muaji në një aksion policor anti-terror me informacionet e Agjencionit Kosovar të Inteligjencës (AKI). Gazeta raportoi se Prokuroria e Shtetit po lyp edhe dy muaj tjerë paraburgim.
Express provoi që të fliste edhe me fqinjët e Lavdrim Muhaxherit. Ata ndjehen në presion që të flasin me emër.

Ajo që tregojnë në kushte anonimiteti është që deri në fund të viti 2010 Lavdrim Muhahxeri, ‘Lavda’- siç i referohen ata, ka qenë një ‘djalë i mirë’.

“Janë familje e mirë. Baba i tij, Kjania është fortë burrë i mirë. Ne si fqinjë s’kemi pasur kurrë keq me ta diçka, as me Lavdrimin”, thotë njëri prej tyre duke e përshkruar Lavdrimin si ai djali që ka qenë një shembull.

Një tjetër thotë se tash kanë rënë në hall me familjen e Lavdrimit, jo për shkak që ata janë problematik, por si të komunikojnë me ta.

“A t’i themi mos u mërzit për Lavdrimin? Ai gjallë është, por me atë çka ka bërë, nuk e dijë a do të ishte mirë që të ishte më gjallë”, shprehet ky fqinj.
Një e vërtetë që ata e thonë për Lavdrimin, por që nuk i bind që mund ta ketë bërë të rrezikshëm sa për të vrarë me gjakftohtësi fëmijë, është fakti që Lavdrim Muhaxheri është rritur pa nënë.

Siç merr vesh Express, prindërit e Lavdrimit, Babi Kjaniu dhe nëna e tij (emri i njohur vetëm për redaksinë) janë ndarë kur Lavdrimi ishte më pak se 5 vjeçar. Lavdrimi u rrit si jetim, me ‘njerkë’.

Në një profil të tij të publikuar kohë më parë nga Express, bëhej me dije se ai ka punuar për KFOR’in amerikan në kampin ‘Bonsteel” në Ferizaj, dhe më vonë edhe për NATO’në në Afganistan. Ai ishte përkthyes i gjuhës angleze.

Ai kishte filluar të bëhej fanatik fetar në fund të viti 2010.

“Nisi me këndu me kasetofon. Na thoshte që ju nuk e dini se çka është feja e All-llahut”, tregon një fqinj i tij i cili thotë se janë munduar që ti tregojnë që kjo rrugë që po e ndjek është e gabuar.

Express provoi që të fliste edhe me drejtuesit e shkollës së mesme ‘Skënderbeu” në Kaçanik, aty ku Lavdrimi përfundoi me shkollim (nuk ka studiuar), por shkolla nuk e kishte asnjë person, e as numër kontakti. Është kjo shkolla ku gjendet busti i heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeu, një bust që ishte kohë më parë sak i një vandalizmi nga dy anëtarë të tjerë të shoqatës së Lavdrim Muhaxherit, e të cilët, siç ka raportuar Express, janë arrestuar dhe mbajtur në paraburgim për së paku një muaj.Gazeta Express

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *