Home / Lajme / Maqedoni / Rëzohet helikopteri në Strumicë, 4 persona të vdekur (VIDEO)

Rëzohet helikopteri në Strumicë, 4 persona të vdekur (VIDEO)

Strumicë, 11 Korrik – Ministria e Brendshme zbardhi për mediat emrat e viktimave të mbrëmshme, nga rrëzimi i një helikopteri policor në Strumicë.

Sipas të dhënave, të katër viktimat kanë qenë të moshës rreth 45 vjeçarë, ndërkohë që të gjithë kanë pasur eksperiencë të gjatë punë. Viktimat janë Dragi Micev, Marijan Trajkovik, Tode Oreshkov dhe Iljo Lopatiçki. Ministrja Jankullovska tha se ende janë të paqarta shkaqet që çuan në përplasjen e helikopterit me një antenë.Ministrja Jankullovska tha se një komision hetimor është ngritur për hetimin e rrëzimit, pasi drejtuesit e helikopterit nuk kishin informuar për ndonjë defekt teknik para përplasjes.

“ Menjëherë është formuar Komisionin për të hetuar fatkeqësinë e helikopterit të policisë. Ai përbëhet nga ekspertë të fushave të ndryshme, me qëllim që të vërtetohen shkaqet e fatkeqësisë dhe menjëherë është njoftuar edhe prokurori publik në Strumicë i cili praktikisht po kryen ekspertizën në vendngjarje. Në vendngjarje janë gjetur të dyja kutitë e zeza, është gjetur pajisja që tregon drejtimin e fluturimit dhe ato do të vihen në ekspertizë të mëtejme”, deklaroi Gordana Jankullovska, ministre e brendshme.

Jankullovska gjithashtu njoftoi se helikopteri ka qenë i prodhuar në vitin 2008, i kontrolluar në mënyrë të rregullt, dhe shfrytëzuar shpeshherë në misione shpëtim.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *