Home / Lajme / Rajon / Rikthehet trafiku i marijuanës nga Lazarati

Rikthehet trafiku i marijuanës nga Lazarati

Lazarat 09 Korrik – Pas shumë ditëve operacion në fshatin Lazarat për asgjesimin e parcelave me kanabis dhe lëndë narkotike vijon sërisht trafikui drogës, transmeton Ora News.

Policia ka sekuestruar dy mushka me drogë me rreth 100 kilogramë marijuanë. Droga dyshohet se ka dalë nga Lazarati nëpërmjet malit ditë më parë.

Lënda narkotike është sekuestruar në kuadër të operacionit të koduar “Piksi” zhvilluar nga komisariati i Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve.

Sipas burimeve të uniformave blu droga po transportohej me mushka nga zona e quajtur si Mali Gjerë në grykë të lumit Piks dhe ishte nisur në drejtim të Vlorës.

Policia ka identifikuar dy shtetasit të cilët po e transportonin drogën, por ata janë larguar menjëhëre duke përfituar edhe nga terreni i vështirë. Ndërkohë ata janë shpallur në kërkim.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *