Home / Lajme / Maqedoni / Rrahje me thika në qendër të Tetovës

Rrahje me thika në qendër të Tetovës

Tetovë, 02 Korrik – Kalimtarët e rastit i kanë ndarë kurse i lënduari ka kërkur ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës dhe më pas rastin e ka denoncuar në polici”, njofton policia e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

19 vjeçari SH.R nga Tetova, ka denoncuar se te marten mbrema rreth orës 22 e 30 minuta në qendrën Iliria në Tetovë fizikisht është sulmuar nga S.A 19 vjeçar me të cilin janë njohur gjatë kohë.

” Sulmuesi fillimisht e ka thirrur që të ndalet, më pas e ka goditur në grushta në kokë dhe ka tentuar me thikë ta godasë në shpinë por ka arritur që të shpëtojë nga goditja në shpinë por jo edhe në kokë ku ka marrë disa plagë. Kalimtarët e rastit i kanë ndarë kurse i lënduari ka kërkur ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës dhe më pas rastin e ka denoncuar në polici”, njofton policia e Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Pak kohë më pas policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe janë gjetur gjurmë gjaku ndërsa janë marrë masa kurse sulmuesi S.A ende është i pakapshëm për policinë. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *