Home / Lajme / Maqedoni / Rregjim i ri natën në bulevardin Ilirija

Rregjim i ri natën në bulevardin Ilirija

Tetovë, 02 Korrik – Në njoftimin e lëshuar nga komuna e Tetovës bëhet e ditur se prej sonte e deri me 31 gusht nga ora 19 e deri ora 01.00 pas mesnate një pjesë e bulevardit Ilirija, gjegjësisht duke filluar nga qarku rrethor i rrugës Jane Sandanski e deri tek qarku rrethor me rrugën Blagoja Toska (tek Agro Kalishta), do të aplikohet regjimi i ndalesës së qarkullimit për të gjitha automjetet me përjashtim policinë, ambulancën dhe zjarrfikësit.

Komuna e Tetovës ka bërë të ditur se deri në fund të muajit gusht do të bllokohet gjatë orëve të natës bulevardi Ilirija, njofton Televizioni Koha.

Në njoftimin e lëshuar nga komuna e Tetovës bëhet e ditur se prej sonte e deri me 31 gusht nga ora 19 e deri ora 01.00 pas mesnate një pjesë e bulevardit Ilirija, gjegjësisht duke filluar nga qarku rrethor i rrugës Jane Sandanski e deri tek qarku rrethor me rrugën Blagoja Toska (tek Agro Kalishta), do të aplikohet regjimi i ndalesës së qarkullimit për të gjitha automjetet me përjashtim policinë, ambulancën dhe zjarrfikësit.

Kjo masë aplikohet me qëllim që të ruhet siguria e qytetareve, duke ju mundësuar këmbësorëve qarkullim të lirshëm në këtë periudhë të vitit kur pritet një fluks më i madh i qytetarëve në këtë pjesë qendrore të qytetit, njofton Televizioni Koha.

Gjatë kësaj periudhe kohore me ndihmën e policisë rrugore, automjetet do të drejtohen, apo do t’i shfrytëzojnë rrugët anësore. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *