Home / Lajme / Maqedoni / Rreziku nga ndotja ende prezent, Tetova qyteti më i ndotur (VIDEO)

Rreziku nga ndotja ende prezent, Tetova qyteti më i ndotur (VIDEO)

Tetovë, 17 Korrik – Qytetarë të shqetësuar të rajonit të Pollogut vazhdojnë të protestojnë lidhur me ndotjen që e bën kombinati metalurgjik “Jugohrom Feroalojs”, i vendosur në fshatin Jegunovcë të Tetovës.

Pas protestave të organizuara në fund të vitit 2013, nga Këshilli protestues “Stop ndotjes kancerogjene” thonë se në vazhdimësi kanë publikuar foto dhe video nga ndotja e oxhaqeve të Jugohromit mbi rajonin e Pollogut, ku jetojnë mbi 300 mijë banorë. Ato thonë se të gjitha premtimet e Ministrisë se Ekologjisë se “do mbyllet nëse nuk vendos filtra” janë vetëm blerje kohe.

Më 10 Mars të këtij viti, pas protestave në Tetovë, ish-ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi, tani minister i Arsimit, së bashku me zëvendësministrin Stevo Temellkovski, ishte për vizitë në fabrikën “Jugohrom Feroalojs” në lidhje me plotësimin e planit operativ në këtë kombinat metalurgjik për respektimin e standardeve ekologjike, respektivisht marrjes së A lejes së integruar. Sipas Ademit, nga metalurgjia përveç “Jugorhomit” edhe “Makstil” nuk i ka plotësuar të gjitha standardet, ndërsa afati maksimal për të cilin mund të arrihet prolongim për pjesë të caktuara nga aktivitetetet dhe masat është 5 vjet.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të “Jugohrom Feroalojs”, Branisllav Gjurqeviq potësimi i standardeve ekologjike është punë e rëndësishme për fabrikën.

Megjithatë, Jugohromi dhe ndotësit tjerë vazhduan punën edhe pas 1 prillit, gjë që ka shtuar revoltën te qytetarët që banojnë në rajonin e Pollogut.

Pas zgjedhjeve parlamentare, Ministër i Ekologjisë është emëruar Nurhan Izairi. Në paraqitjen e tij të parë, Izairi tha se nuk do të ketë më afate shtesë pas 31 tetorit dhe se Makstil dhe Jugohrom për të cilët vlente prolongimi, rrezikojnë mbylljen.

Megjithatë pas rreshjeve të fundit ajri është pastruar por megjithatë Tetova është ndër qytetet më të ndotura.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *