Home / Lajme / Maqedoni / Rrëzohet helikopteri i policisë në Strumicë, 4 të vdekur (FOTO)

Rrëzohet helikopteri i policisë në Strumicë, 4 të vdekur (FOTO)

Strumicë, 11 Korrik – Një helikopter i policisë së Maqedonisë mbrëmë është rrëzuar në afërsi të një zone industrial në Strumicë.

Jozyrtarisht mësohet se në këtë fatkeqësi kanë humbur jetën katër veta, që ishin pjesë e ekuipazhit të helikopterit që po transportonte pjesëtarë të policisë kufitare.

Fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 22:00 në periferi të qytetit në zonën industrial të njohur si veriu, në qytetin e Strumicës, që shtrihet në pjesën lindore të vendit.

Dëshmitarët theksuan se helikopteri është përplasur me një antenë të Radios Maqedonase, që ishte me një gjatësi prej 140 metrave.

Pas përplasjes, helikopteri ka përfunduar i copëtuar në disa pjesë në zonën përreth.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zyrtar të lartë të qeverisë, por edhe kryetari i komunës së Strumicës, Zoran Zaev, i cili njëherësh është edhe lider i partisë më të madhe opozitare LSDM në Maqedoni.



Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *