Home / Lajme / Maqedoni / Rritet presioni shtetëror mbi protestuesit

Rritet presioni shtetëror mbi protestuesit

17 korrik-Në aktin e padisë thuhet se gjoja të akuzuarit në fjalë paskan shkaktuar dhunë fizike dhe psikike mbi masën e njerëzve gjatë protestave. Edhe pse pati eskalim minimal të situatës, organet shtetërore po marrin të gjitha masat e presionit që të ulin intensitetin e protestave që do të vazhdojnë të mbahen kryesisht në Shkup dhe Tetovë.

Ka filluar presioni shtetërorë me të gjitha masat e mundshme për të dënuar pjesëmarrësit në protesta që po mbahen gjithandej vendeve të banuar me shqiptarë në Maqedoni.

Menjëherë pas mbajtjes së protestave janë arrestuar dhjetëra protestues kryesisht në Shkup dhe Tetovë ndërsa disa të tjerë janë thirrur në biseda informative në Policinë maqedonase gjatë të cilave u është bërë presion që të pranojnë se kanë shkaktuar dhunë mbi policët të cilët kanë ruajtur rendin gjatë protestave. Portali Shenja ka arritur të sigurojë edhe aktin e padisë nga Prokuroria themelore e Tetovës me të cilën ngritet padia mbi disa shqiptarë pjesëmarrës në protestat e Tetovës. Në aktin e padisë thuhet se gjoja të akuzuarit në fjalë paskan shkaktuar dhunë fizike dhe psikike mbi masën e njerëzve gjatë protestave. Edhe pse pati eskalim minimal të situatës, organet shtetërore po marrin të gjitha masat e presionit që të ulin intensitetin e protestave që do të vazhdojnë të mbahen kryesisht në Shkup dhe Tetovë.

‘Shenja’ nga burimet saj është informuar se shumica e të paditurve janë ish-pjesëmarrës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Protestat në fjalë u organizuan me rastin e dënimit me burgim të përjetshëm të 6 shqiptarëve lidhur me procesin gjyqësorë “Monstra”. Protestuesit në përgjithësi ishin të qetë dhe kërkonin drejtësi dhe të ndalohen proceset e montuara gjyqësore me motive politike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *