Home / Lajme / Maqedoni / Rrugët e Tetovës arenë e incidenteve (VIDEO)

Rrugët e Tetovës arenë e incidenteve (VIDEO)

Tetovë, 10 Korrik – Sërish më problematik janë meshkujt gjithsej 348, ndërsa në vetëm 39 raste kanë qenë të përfshirë femrat. Edhe këtë gjashtë mujor në 206 prishje të rendit dhe qetësisë publike kanë marrë pjesë persona të cilët janë të papunë, thuhet në raportin e publikuar sot më 10 Korrik nga policia e Tetovës.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, në rajonin që mbulon Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë janë rregjistruar 281 prishje të rendit dhe të qetësisë publike apo 59 më shumë në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Pjesa dërmuese e këtyre veprave janë zbardhur dhe janë përgatitur 244 kërkesa për inicim të procedurës penale, njofton Televizioni Koha.

“Edhe këtë vit më shumë prishje të rendit dhe qetësisë publike kanë ndodhur në qytet 160, ndërsa 84 në fshat. Si vend ku më shumë ndodhin këta prishje të rendit dhe qetësisë janë rrugët pasi që në këtë periudhë 140 kundërvajtje kanë ndodhur pikërisht në rrugë, ndërsa më pas janë lokalet afarsite me 32 raste. 165 incidente kanë qenë vepra të individualëve, kurse shumë pak icidente kanë ndodhur në grupe nga dy apo më shumë persona, raporton Televizioni Koha.

Numri i përgjithshëm i personave të involvuar në këta prishje të rendit dhe të qetësisë publike është 387, ku pjesa dërmuese janë më të moshuar se 25 vjet”, thuhet në një raport të Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë, informon Televizioni Koha.

Sërish më problematik janë meshkujt gjithsej 348, ndërsa në vetëm 39 raste kanë qenë të përfshirë femrat. Edhe këtë gjashtë mujor në 206 prishje të rendit dhe qetësisë publike kanë marrë pjesë persona të cilët janë të papunë, thuhet në raportin e publikuar sot më 10 korrik nga policia e Tetovës.

Dominojnë këtë vit sulmet fizike gjithsej 142, më pas janë rahjet 42, ndërsa janë regjistruar edhe 9 raste të mos respektimit tëurdhërave nga personat zyrtarë, 12 raste të kapjes së personave të alkoolizuar, 4 shqetësime të fiqnjëve etj. Në këtë periudhë gjashtë mujore janë lënduar 165 persona, arrestuar 7, ndërsa katër persona janë mbajtur në polici. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *