Home / Lajme / Maqedoni / Rustemi zgjidhet kryetar i Komitetit për marrëdhënie ndëretnike

Rustemi zgjidhet kryetar i Komitetit për marrëdhënie ndëretnike

21 korrik- Nënkryetar i Komitetit u zgjodh Bllagoja Despotovski nga VMRO DPMNE-ja. Që të dy u zgjodhën me 14 vota pro dhe 2 abstenime të deputetëve të PDSH-së

Ejup Rustemi nga radhët e BDI-së u zgjodh kryetar i Komitetit për Marrëdhënie Ndëretnike, ndërsa zëvendës i tij do të jetë Bllagoja Despotovski nga radhët e VMRO DPMNE-së. Kështu u vendos sot në mbledhjen e parë të Komitetit të kryesuar nga kreu i kuvendit Trajko Veljanoski. “Pro” Rustemit dhe Despotovskit votuan 14 anëtarë të Komitetit, ndërsa abstenuan dy anëtarët e PDSH-së, Orhan Ibrahimi dhe Bekim Fazliu.

“Uroj që komitetin të cilin do e drejtoj Ejup Rustemi më shumë të debatoj për avancimin, për zgjerimin e të drejtave, për avancimin e barabarësisë në Maqedoni se sa të debatoj për situata konfliktuoze, për incidente, për aksidente për vërejtje dhe për tema të cilat fatkeqësisht e ngarkojnë ambientin në përgjithësi në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Xhevat Ademi, BDI.

Ndryshe nga Ademi, Ibrahimi i PDSH-së u shpreh skeptik rreth punës së Komitetit në fjalë, duke theksuar se Komitetet paraprake kanë qenë gjithnjë në shërbim të politikave qeveritare.

“Ky trup ose ky Komitet është vetëm element dekorativ, manipulativ i qeverisë para opinionit, sidomos para shqiptarëve. Këtu përfaqësuesit shqiptarë nuk mbrojnë interesat e komuniteteve, nuk mbrojnë interesin e komunitetit shqiptarë por mbrojnë interesat e shumicës parlamentare, interesat qeveritare”, tha Orhan Ibraimi, PDSH.

Kryetari i sapo zgjedhur u zotua se Komiteti, nën kryesimin e tij dhe bashkë me anëtarët e tjerë do të përmbush detyrën kushtetuese për të cilën edhe është themeluar.

“Besoj se së bashku me të gjithë anëtarët e Komitetit për marrëdhënie ndëretnike do të arrijmë që të realizojmë detyrat për të cilat është themeluar Komiteti për marrëdhënie ndëretnike. Besoj që të gjithë së bashku do t’ia arrijmë që të kemi debate konstruktive dhe të sjellim vendime ashtu siç duhet dhe t’ia dorëzojmë parlamentit i cili ka detyrë obligative që ti shqyrtoj të gjitha mendimet e Komitetit për marrëdhënie ndëretnike”, u shpreh Ejup Rustemi, kryetar i Komitetit.

Komiteti numëron gjithsej 19 anëtarë, prej të cilëve 7 maqedonas, 7 shqiptarë dhe 5 nga bashkësitë e tjera më të vogla etnike. Për momentin, tre vende janë të zbrazëta, 2 që i takojnë opozitës maqedonase e cila bojkoton punë e kuvendit dhe një vend i zbrazët mbetet për bashkësinë etnike vllahe, kjo për faktin se në këtë përbërje parlamentare nuk ka asnjë përfaqësues të kësaj bashkësie etnike. Për këtë është njoftuar institucioni Avokati i Popullit, përgjegjës për nominimin e tij.ALSAT

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *