Home / Lajme / Rajon / Sërish del drogë nga Lazarati, policia bllokon makinën me 260 kg marijuanë

Sërish del drogë nga Lazarati, policia bllokon makinën me 260 kg marijuanë

Gjirokastër, 12 Korrik – Një operacion i policisë së Gjirokastrës i koduar “Erindi”, bëri të mundur zbulimin e një sasie të madhe lënde narkotike.

Operacioni i bluve u shtri në aksin rrugor Gjirokastër- Lunxhëri, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një automjet po transportonte një sasi të madhe droge të dalë nga rrethinat e fshatit Lazarat, në drejtim të Çajupit.

Bazuar në informacionet e marra, efektivët e policisë u vunë në ndjekje të automjetit tip Reno me targa AA 243 ED.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se drejtuesi i mjetit kur ka pikasur se po ndiqej nga policia, është futur me shpejtësi në fshatin Erind ku është përplasur me portën e një banese.

Aty ka braktisur mjetin dhe është larguar me shpejtësi nëpër kopshtet e fshatit. Gjatë kontrollit në makinë u gjetën 26 thasë, me një peshë totale pre 260 kilogramësh marijuanë.

Nga ana e policisë është bërë e mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit dhe është bërë shpallja në kërkim e tij.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *