Home / Sport / Shaqiri pishman, kërkon rinovimin me Bayernin

Shaqiri pishman, kërkon rinovimin me Bayernin

Gazeta gjermane “Bild” shkruan të martën se Shaqiri 22-vjeçar, është i interesuar ta rinovojë kontratën me Bayernin që i skadon në qershorin e vitit 2016.

Mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri nuk e ka ndërmend të largohet nga Bayern Muencheni, me gjithë spekulimet e ditëve të fundit se është pranë kalimit te Liverpooli apo Juventusi.

Gazeta gjermane “Bild” shkruan të martën se Shaqiri 22-vjeçar, është i interesuar ta rinovojë kontratën me Bayernin që i skadon në qershorin e vitit 2016. “Nuk kemi biseduar me asnjë ekip dhe Xherdani nuk do të largohet nga Bayerni.

Faktikisht ne po punojmë për rinovimin e kontratës së tij me Bayernin”, ka thënë vëllai i Shaqirit, Erdini, që njëherësh është edhe agjent i tij. Mesfushori që luajti për Përfaqësuesen e Zvicrës në Kampionatin Botëror “Brazili 2014” tashmë i është bashkuar Bayernit për fazën përgatitore në prag të edicionit të ri.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *