Home / Lajme / Botë / SHBA-ja ndan 47 milion dollarë për popullsinë civile në Gazë

SHBA-ja ndan 47 milion dollarë për popullsinë civile në Gazë

22 korrik-SHBA-ja do t’i ndajë 15 milionë dollarë Agjencisë së KB-së për të ndihmuar refugjatët palestinezë, që dërgoi thirrje për donacione, duke publikuar se janë të domosdoshme 60 milionë dollarë për ballafaqim me krizën. Tridhjetë e dy milionë dollarët e tjerë do të sigurohen nga Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar, publikoi Departamenti amerikan i Shtetit

Sekretari amerikan i shtetit Xhon Keri premtoi 47 milionë dollarë ndihmë humanitare për popullsinë civile në Rripin e Gazës, që është viktima kryesore e konfliktit midis Izraelit dhe Lëvizjes islamiste Hamas. Keri, i cili është për vizitë në Kajro, me qëllim që të ndihmojë në përpjekjet për ndërprerje të zjarrit midis lëvizjes islamiste Hamas dhe Izraelit në Rripin e Gazës. SHBA-ja do t’i ndajë 15 milionë dollarë Agjencisë së KB-së për të ndihmuar refugjatët palestinezë, që dërgoi thirrje për donacione, duke publikuar se janë të domosdoshme 60 milionë dollarë për ballafaqim me krizën. Tridhjetë e dy milionë dollarët e tjerë do të sigurohen nga Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar, publikoi Departamenti amerikan i Shtetit.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *