Home / Lajme / Maqedoni / SHBA: Të shmangen fluturimet mbi Ukrainën Lindore (VIDEO)

SHBA: Të shmangen fluturimet mbi Ukrainën Lindore (VIDEO)

Shefat e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s mbrëmë kanë shprehur keqardhje për jetët e humbura në fatkeqësinë e aeroplanit në Ukrainë, ku prej shkaqeve ende të panjohura u rrëzua aeroplani i “Malejzha Erlajns”, me ç’rast jetën e humbën 298 persona.

Dyshja udhëheqëse e Unionit, Zhoze Manuel Baroso dhe Herman van Rompuj, si dhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Anders Fog Rasmusen kërkuan hetim themelor që të konfirmohen shkaqet për fatkeqësinë e madhe.

“Jemi të shokuar nga fatkeqësia e aeroplanit malajzian në Ukrainë dhe vdekjes tragjike të aq shumë njerëzve. Qytetarë të shumë kombësive, duke përfshirë edhe të Bashkimit Evropian, janë vrarë. Në emër të BE-së, dëshirojmë të shprehim ngushëllimet më të thella deri te kryeministrat e Holandës dhe të Malajzisë, si dhe deri te qeveritë e të gjitha vendeve tjera të prekura dhe familjeve të viktimave”, thuhet në kumtesën e përbashkët të Barosos dhe Van Rompuj.

Liderët e Unionit apeluan për hetim urgjent dhe themelor për shkaqet e fatkeqësisë.”Faktet dhe përgjegjësitë duhet të vendosen sa më shpejtë, ndërsa BE-ja do të vazhdojë ta ndjek këtë rast shumë me kujdes”, porositën krerët e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian. Jostabiliteti i rajonit, i shkaktuar nga separatistët prorusë, krijoi situatë më të rrezikshme.

Administrata e Aviacionit Federal (FAA) e Shteteve të Bashkuara e ka publikuaar një urdhër me të cilin aeroplanëve amerikanë u ndalohet që të fluturojnë mbi pjesën lindore të Ukrainës, pas përplasjes së aeroplanit të Malajzisë në atë hapësirë.Duke i cituar “ngjarjet aktuale dhe potencialin për vazhdimin e aktiviteteve të rrezikshme”, kjo administratë tha se në hapësirën e ndaluar përfshihen rajonet fluturuese Simferopol dhe Dnepropetrovsk.

Poashtu, disa kompani ndërkombëtare i kanë shpallur planet e tyre për shmangien e fluturimit mbi hapësirën ajrore të Ukrainës.

Nga gjithsej 298 njerëzit në aeroplanin e “Malejzha erlajns” që u rrëzua dje në pjesën lindore të Ukrainës, 154 ishin shtetas të Holandës, deklaroi mbrëmë nënkryetari i “Malejzha erllajns”, Huib Gorter. Gorter në konferencë për shtyp në aeroportin e Amsterdamit, Skiphol, prej të cilit fluturoi aeroplani i fluturimit MH17 për në Kuala Lumpur, deklaroi se në aeroplan ka pasur 283 udhëtarë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit. Përveç së paku 154 holandezëve, në mesin e udhëtarëve ka pasur edhe 27 australianë, 23 malajzianë, 11 indonezianë, gjashtë britanikë, katër gjermanë, katër belg, tre filipinas dhe një kanadez, përderisa nacionaliteti i 47 udhëtarëve të tjerë tani për tani mbetet i panjohur, deklaroi Gorter. Ai theksoi se të gjithë 15 anëtarët e ekuipazhit ishin malajzianë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *