Home / Lajme / Maqedoni / Shkatërrohen 782 lloje të armëve dhe lëndë narkotike në Jegunoc (VIDEO)

Shkatërrohen 782 lloje të armëve dhe lëndë narkotike në Jegunoc (VIDEO)

Tetovë, 09 Korrik – Sot në Fabrikën e Jugokromit në Jegunoc janë shkatërruar 782 armë të ndryshme zjarri dhe mbi 215 kilogram drogë prej të cilave rreth 171 kilogram mariuhanë, 44 heroinë si dhe 429 rrënjë kanabisi, transmeton Televizioni Koha.

Me rastin e ditës botërore kundër armëve të lehta dhe të rënda Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e drejtësisë, agjensionin për menaxhim me pronë të konfiskuar, si dhe komisionin për shkatërrim të lëndëve narkotike në fabrikën e Jugokromit në Jegunoc janë shkatëruar sasi e konsiderueshme e armëve dhe drogave të ndryshme, transmeton Televizioni Koha.

Me këtë rast sot në Fabrikën e Jugokromit në Jegunoc janë shkatërruar 782 armë të ndryshme zjarri prej të cilave 625 kanë qenë pushkë automatike, 157 pistoleta, 15 armë të ftohta si dhe janë shkatërruar mbi 215 kilogram drogë prej të cilave rreth 171 kilogram mariuhanë, 44 heroinë si dhe 429 rrënjë kanabisi.

“ MPB gjatë periudhës së fundit kohore ka arritur të zbuloj dhe zbardh raste të këtilla kriminale. Sipas statistikave vetëm në gjysmën e dytë të vitit 2013 dhe 6 mujorit të parë të këtij viti janë zbuluar 625 vepra penale të tregtisë me drogë, prej të cilave 479 të këtyre veprave penale kanë qenë kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike, substance psihotrope dhe prekursorë dhe 146 vepra penale “ mundësim për përdorim te lëndëve narkotike” me crast janë kapur 767 kryes të kësaj vepre. Krahas kësaj për të njëjtën periudhë kohore në tregtinë e paligjshme me armë zjarri janë zbuluar gjithsej 211 vepra penale të armë mbajtjes pa leje, tregtisë me armë dhe mjete shpërthyese, me crast janë kapur 131 kryes të kësaj vepre ndërsa kundër 168 personave është ngritur kërkesë për padi”, tha gjatë ceremonisë së shkatërrimit të armëve Ministrja e Punëve të Brendëshme Gordana Jankullovska. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *