Home / Lajme / Maqedoni / Shkelet nga treni një 27 vjeçar në Gostivar

Shkelet nga treni një 27 vjeçar në Gostivar

Gostivar, 08 Korrik – Policia dhe prokuroria kanë filluar hetimet për zbulimin e arsyeve të fatkeqësisë. Treni me numër 663 në orën 13 ishte në relacionin Gostivar Tetovë. Bëhet fjalë për Alden Jakupin, 27 vjeçar

Një qytetar i Gostivarit i moshës 27 vjeç ka humbur jetën pasi e përplasi treni në kalimin hekurudhor në afërsi të fabrikës “Mulliri Sharit” në Gostivar. Policia dhe prokuroria kanë filluar hetimet për zbulimin e arsyeve të fatkeqësisë. Treni me numër 663 në orën 13 ishte në relacionin Gostivar Tetovë. Bëhet fjalë për Alden Jakupin, 27 vjeçar.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, pohojnë rreth ngjarjes por me detale me detaje për rastin në fjalë do të dalin sapo ti grumbullojnë të gjitha dëshmitë rreth asaj se si ka ndodhur ngjarja.

Menjëherë pas aksidentit,në vendin e ngjarjes kanë ardhur ekipet policore dhe prokurori publik për të bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Me përfundimin e të gjitha procedurave,trupi do ti dorëzohet familjes për t’i dhënë lamtumirën e fundit këtij të riu të cilin vdekja e mori në moshë te re.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *