Home / Sport / Shkëndija fiton miqësoren me Tiranën

Shkëndija fiton miqësoren me Tiranën

Shkëndija ka shënuar fitore me rezultat 3:2 në takimin miqësor me Tiranën të zhvilluar pasditën e të dielës në stadiumin e qytetit në Tetovë.

Mbi 5 000 spektatorë të pranishëm në tribuna ndoqën lojë interesante, futboll kualitativ, shanse të shumta para portave respektive dhe 5 gola të shënuar. Bojan Vruçina në minutën e 18-të bukur u gjend në sulm kur së pari mbijetoi startin e mbrojtësit kundërshtar, para se me pak fat të kalojë portierin Frashëri dhe të shënoje për epërsi të Shkëndijës. Tirana reagoi mirë dhe barazoi në minutën e 35-të me anë të Tomisllav Bushiç që shënoi gol të bukur me kokë. Në fillim të pjesës së dytë Bakaj shmang pozicion jashtëloje dhe realizon për përmbysje të rezultatit dhe epërsi 2:1 të Tiranës. Tani Shkëndija pa veten në disavantazh dhe ‘kuqezinjtë’ nuk u dorëzuan, duke arritur të barazojnë në 2:2 me anë të Krleskit në minutën e 79-të. Dhe kur pritej që takimi të mbyllet me rezultat të barabartë, pas një harkimi nga këndi në kohën shtesë i riu Erblin Shaqiri shënon me kokë për fitore 3:2 të Shkëndijës. Në fund publiku i pranishëm me duartrokitje frenetike përshëndeti të dyja skuadrat për futbollin e treguar në këtë miqësore vëllezërore. Kështu Shkëndija ka mbyllur me sukses edhe takimin e fundit kontrollues para fillimit të sezonit të ri dhe ndeshjes me Bregallnicën më 3 gusht.

SHKËNDIJA-TIRANA 3:2 (1:1)

Stadiumi i qytetit në Tetovë

Shikues: 5 000

Arbitër: Faton Mustafi

Arbitra anësor: Nebojsha Gjorgjievski dhe Rihan Amiti

Kontrollor: Adnan Idrizi

Golashënues: Vruçina 18′, Krleski 57′ dhe Shaqiri 90′ (Shkëndija), ndërsa Bushiç 35′ dhe Bakaj 57′ (Tirana).

Kartona të verdhë: Urdinov dhe Zeba (Shkëndija), ndërsa Hoxha (Tirana)

Kartona të kuq: /

SHKËNDIJA: Jovanovski (Velii 68′), Bejtullai, Kavdanski, Berisha (Alimi 57′), Urdinov, Useini, Pollozhani (c), Zeba (Asani 81′), Mitrov (Imeri 65′), Vruçina (Shaqiri 85′), Zhunior (Krleski 68′).

Trajner: Roy Ferençina

TIRANA: Frashëri (Caka 81′), Kerciku (Bajza 60′), Muça (Pashaj 46′), Dirkir (Vrapi 46′), Kalari (Hoxhallari 46′), Karabeci (Gavazaj 67′), Bulku (Ntege 67′), Peposhi (Malaj 35′), Morina (Sorra 67′), Bakaj (Koreshi 73′), Bushiç (Hoxha 76′).

Trajner: Gugash Magani.

Shanset dhe golat:
5′ Useini lëshon predhë nga gjuajtja e lirë nga rreth 35 metra, Frashëri pret me interveim të sigurtë.
6′ Pollozhani kanoset me kokë pas harkimit nga këndi, mirëpo topi shkoi për pak mbi portë.
16′ Kanosje e Bakaj-t me kokë, mirëpo topi kalon pranë portës së Jovanovskit.
18′ Goool. Bojan Vruçina shënon për 1:0 pasi kalon me sukses mbrojtësin dhe portierin kundërshtar.
22′ Bulku harkon nga këndi, ndërsa Bushiç nuk gjen portën me kokë.
35′ Gol. Bushiç shënon gol të bukur me kokë, pasi pranoi harkim të saktë në zonë.
42′ Mitrov depërton në krahë dhe asiston për Vruçinën, mirëpo gjuajtja e kroatit shkoi mbi portë.
44′ Tentim i bukur i Zhuniorit, mirëpo goditja e fortë e brazilianit nuk ishte precize.

46′ Hoxhallari provon me goditje në hyrje të zonës, mirëpo Jovanovski kontrollon pa problem.
57′ Bakaj shmang pozicionin jashtëloje, del i vetmuar para Jovanovskit dhe me goditje precize realizon për 1:2.
71′ Demir Imeri provon gjuajtjen e tij, mirëpo vetëm skaj portës.
79′ Gooool. Depërtim i bukur i Deni Krleskit, goditja e të cilit nuk kontrollohet mirë nga Frashëri dhe rezultati barazohet në 2:2.
90′ Gooool…Erblin Shaqiri shënon me kokë per 3:2 pas një harkimi të saktë nga këndi.

www.kfshkendija.comVideo nga ndeshja Shkendija-Tirana

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *