Home / Sport / Shkëndija shënon fitoren e parë në Evropë (VIDEO)

Shkëndija shënon fitoren e parë në Evropë (VIDEO)

‘Kuqezinjtë’ mundën 2:1 Zimbrun e Moldavisë në ndeshjen e parë të raundit të parë eliminator të Liga Evropës, duke shënuar fitoren e parë dhe historike në arenën ndërkombëtare.

Shkëndija mundej të sigurojë rezultat edhe më të mirë, megjithëse ky rezultat do të shkruhet në historinë e skuadrës, si triumfi i parë në pjesëmarjen e tretë në Kupat Evropiane.

Gjithsesi, goli i pranuar len shumë paqartësi para ndeshjes së kthimit javën e ardhëshme në Moldavi. Ndeshja nisi me matje të forcave, ndërsa kansojen e parë e kishin miqtë në minutën e dytë, kur Bogdan për fat të Shkëndijës huqi topin. Pas kësaj loja ishte shumë e balansuar, ndërsa të dyja skuadrat tregoheshin shumë të kudjesshëm dhe më shumë mendonin mos të pranojnë gol, se sa të shënojnë në portën kundërshtare.

Disa gjysmëraste para dyja portave nuk sollën ndryshim, ndërsa Shkëndija u kanos me Berishën në minutën e 27-të që nuk arriti të gjejë portën. Hendikep i madh për ‘kuqezinjtë’ në minutën e 34 kur pas një tollovie në zonë, i shtrirë mbeti Berisha, lëndimi i të cilit rezultoi serioz dhe mbrojtësi me makinën e ndihmës së shpejtë u transferua direkt në spital, ndërsa në vend të tij në lojë u inkuadrua Kavdanski.

Në minutën e 37-të Zhunior pason bukur për Vruçinën, mirëpo tentimi i kroatit bllokohet nga portieri mysafir, ndërsa në vazhdim nuk pati futbollist që të shfrytëzojë këtë mundësi. Shkëndija vazhdoi të sulmojë më guximshëm dhe në minutën e 42-të arbitri kryesor gaboi kur ndali aksionin e vendasve, duke dhënë pa nevojë një faul për ‘kuqezinjtë’ në vend që të jep përparësi që loja të vazhdojë. Dukej se pjesa e parë do të mbyllet pa gola, kur Mitrov fiton një faul në pjesën kundërshtare. Bojan Vruçina mori përgjegjësinë të godasë dhe sjell egzekutim fantastik për epërsi 1:0 të Shkëndijës dhe delirium në shkallët e stadiumit në Shkup. Filimi i pjesës së dytë ishte shumë emocionues dhe me dy gola, nga një në të dyja portat. Së pari në minutën e 47-të Mitrov për mrekulli lirohet nga mbrojtësi kundërshtar, krijon hapësirë dhe me një të majtë precise realizon për 2:0. Këtu Shkëndija kishte rezultat të shkëlqyeshëm dhe një rival që u duk i humbur në terren.

Mirëpo kur më sa paku pritej dhe duhej, Selmani gabon rëndë duke u dorëzuar topin kundërshtarëve, ndërsa në kundërsulmin e shpejtë arbitri belg e cilëson penalti ndërhyrjen e Muratit. Grosu ishte i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar për 2:1. Në vazhdim miqtë tentonin të barazojnë, mirëpo pa sukses, ndërsa Shkëndija humbi disa mundësi për të shënuar golin e tretë. Rastin më të mirë e kishte Kurtishi në minutën e 80-të, kur ‘bomba’ e tij nga distanca u ndal në shtyllën e portës mysafire. Rasti i fundit ishte për Fazliun katër minuta para fundit të ndeshjes, mirëpo portieri i Zimbrut nuk lejoi golin e tretë për Shkëndijën, ndërsa në anën tjetër Jovanovski priti me sukses një goditje të mysafirëve. Në fund rezultat final ishte 2:1, që nën-kupton se Shkëndija në takimin e kthimit në Moldavi do të shkojë me epërsi minimale.

Përgjigjen për udhëtuesin në raundin e dytë të Liga Evropës do ta mësojmë më 10 korrik, kur në Chisinau të Moldavisë do të zhvillohen ndeshja e kthimit ndërmjet Zimbrut dhe Shkëndijës.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *