Home / Sport / Shkëndija të dielën luan miqësore me Tiranën

Shkëndija të dielën luan miqësore me Tiranën

Për ‘kuqezinjtë’ kjo do të jetë provë gjenerale para fillimit të kampionatit vendor dhe ndeshjes së parë të sezonit të ri me Bregallnicën.

Shkëndija të dielën (27.07.2014) në Tetovë do të përballet me Tiranën në një ndeshje kontrolluese që të dyja skuadrave do tu mundësojë të testojnë formën momentale të futbollistëve. Për ‘kuqezinjtë’ kjo do të jetë provë gjenerale para fillimit të kampionatit vendor dhe ndeshjes së parë të sezonit të ri me Bregallnicën. Kryesia ka plotësuar kërkesën e stafit teknik për gjetjen e një kundërshtari të fortë për ndeshje kontrolluese dhe Tirana është ekipi më i mirë i mundshëm për zhvillimin e një miqësoreje. Përballja Shkëndija-Tirana luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 17:30, ndërsa hyrja për tifozët do të jetë pa pagesë.

www.kfshkendija.com

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *