Home / Lajme / Maqedoni / Shkëndijës i ndalohet të luaje në stadiumin e Tetovës

Shkëndijës i ndalohet të luaje në stadiumin e Tetovës

8 korrik-Bordi drejtues i FFM-së ka miratuar raportin për stadiumet nga Komisioni për infrastrukturë prane Federatës së Futbollit të Maqedonisë në bazë të inspektimeve që kanë bërë në stadiumet e Maqedonisë.

Në stadiumin e qytetit të Tetovës ku luajnë ndeshjet ekipet e Shkëndijës dhe Renovës stadiumi i Zhelezarës në lagjen Avtokomandë në Shkup ku luan Metalurgu dhe në stadiumin e Pelisterit në Manastir nuk mund të luhen ndeshje të ligës së parë të Maqedonisë, vendosi Federata e Futbollit të Maqedonisë.

Ndeshjet e kampionatit me gjasë Shkëndija duhet ti zhvillojë tani në stadiumin e Shkupit “Filip Vtori”.

Bordi drejtues i FFM-së ka miratuar raportin për stadiumet nga Komisioni për infrastrukturë prane Federatës së Futbollit të Maqedonisë në bazë të inspektimeve që kanë bërë në stadiumet e Maqedonisë.

Portali Shqipmedia beson se ky është një vendim skandaloz i Federatës së Futbollit të Maqedonisë për shkak se Shkëndija më sponzorin e fuqishëm “Ecolog” këtë vit është favorit kryesor për të fituar kampionatin e Maqedonisë dhe të luaj në Ligën e Kampionëve vitin e ardhsëm. Është fakt se stadiumit të Tetovës i nevojitet të plotësoje edhe disa kushte që kërkohen si zhveshtore dhe sallë për konferencë shtypi por kjo nuk është aq defekt që të ndalohen ndeshjet të luhen në këtë stadium.Shqipmedia

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *