Home / Sport / Shkodrani, krenaria e gjithë shqiptarëve

Shkodrani, krenaria e gjithë shqiptarëve

14 korrik-“Unë jam 22-vjeҫar, një lojtar i ri. Pas ndeshjeve të mia të para me skuadrën përfaqësuesese, unë u thirra në momentet e fundit dhe tani po e ngris lartë trofeun e Kupës së Botës. Është e pabesueshme”, u shpreh Mustafi.

Futbollisti shqiptar i kombëtares së Gjermanisë, Shkodran Mustafi po na bën krenar të gjithë shqiptarëve.
Ai është shfaqur me fotografitë e para të tij të postuara në rrjetet sociale, ku mban trofeun e fituar mbrëmë në botërorin “Brazil 2014” me kombëtaren gjermane, por edhe duke simbolizuar shqiponjën dykrenore.

Shkodran Mustafi tani nuk ka fjalë të përshkruajë se si po ndihet pasi fitoi me Gjermaninë Kupën e Botës.

“Unë jam 22-vjeҫar, një lojtar i ri. Pas ndeshjeve të mia të para me skuadrën përfaqësuesese, unë u thirra në momentet e fundit dhe tani po e ngris lartë trofeun e Kupës së Botës. Është e pabesueshme”, u shpreh Mustafi.

“Ju nuk mund ta përshkruani këtë ndjenjë. Nuk e di se ҫfarë po ndjej tani”, shtoi tutje Shkodrani.

Ai ka publikuar fotografinë e parë edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel, duke bërë një selfie, e cila ka marrë mijëra pëlqime.

Shkodrani ka marrë edhe urimet e miliona shqiptarëve, duke përfshirë edhe personalitetet shtetërore dhe publike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, trevat e tjera dhe diaspora.

Një urim i veçantë mbrëmë për Shkodranin dhe familjen ka pasuar nga kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

“Sonte çdo shqiptarë ndjehet krenarë që shqiptari i parë po kurorëzohet me medalje të artë nga një kampionat botëror të futbollit. Për ne si gostivaras gëzimi është edhe më i madh, sepse biri ynë Shkodran Mustafi na nderoi si qytet dhe si komb. Urime Shkodran Mustafit, urime të gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Bejta.
Mustafi, shqiptari i parë me medalje të artë në botëror

Shkodran Mustafi nga Maqedonia është shqiptari i parë në historinë e futbollit që ishte pjesë e fitores së një finale botërori, por duke mbrojtur ngjyrat e Gjermanisë.

Edhe pse i lënduar, Mustafi ishte pjesë e kombëtares gjermane. Ai gjatë të tërë minutave të lojës ka qenë në emocione dhe ka përkrahur bashkëlojratët e tij në fushë.

Mustafi dhe bashkëlojtarët e tij, përfshirë edhe ata rezervë do të marrin medalje të arta dhe nga një shpërblim rekord prej 300 mijë euro. Kështu ka vendosur Federata Gjermane e Futbollit, raporton agjencia e lajmeve INA.

Por jo gjithherë janë me rëndësi përfitimet materiale, gjatë botërorit Brazil 2014 shqiptarët treguan se kanë talent për futboll. Ata ishin lojtarët kyç, sidomos në kombëtaren e Zvicrës dhe të Gjermanisë.
Kush është Shkodran Mustafi

Ndryshe, Mustafi ka lindur më 17 prill të 1992-it në Bad Hersfeld të Gjermanisë, në një familje shqiptare, me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë.

Ai është rritur në akademitë e skuadrave amatore të FV Bebra dhe SV Rotenburg, para se të kalonte te Hamburgu.

Por në 2009-ën Shkodran Mustafi u pikas nga vëzhguesit e Evertonit, të cilët e afruan fillimisht te skuadra e të rinjve dhe më pas edhe në skuadrën e parë.

Mirëpo këtu nuk pati mundësi aktivizimi, ndaj në 2012-ën pranoi ofertën e Sampdorias, duke u bërë dalëngadalë një lojtar i formacionit titullar.

Ndërkohë kujtojmë se ai është aktivizuar rregullisht me të gjitha kombëtaret e moshave të Gjermanisë, duke filluar që nga U-16, U-17, U-18, U-19, U- 20 dhe tashmë U-21.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *