Home / Lajme / Maqedoni / Shkolla e Merovës gati në Tetor (VIDEO)

Shkolla e Merovës gati në Tetor (VIDEO)

Tetovë, 17 Korrik – Sipas të gjitha paralajmërimeve në tetor duhet që 134 nxënësit të Merovës të fillojnë me mësim në objektin e ri të shkollës, njofton Televizioni Koha.

Objekti i ri i shkollës fillore tashmë është përfunduar në fazën e parë të karabinasë, kurse së shpejti pritet që të fillohet me fazën e dytë gjegjësisht me lyerjen e objektit dhe me vendosjen e dyerve, dritareve dhe inventarit. Edhe pse kanë kaluar më shumë se një vit e gjysëm që kur është hedhur gurrëthemeli për ndërtimin e shkollës së Merovës nxënësit e kësaj shkolle ende nuk mund të vijojnë mësimin në shkollën e re, ndërsa momentalisht ndjekin procesin edukativo-arsimor në objekt të improvizuar, njofton Televizioni Koha.

Kryetari i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi, thotë se objekti në fazën e parë ka përfunduar ndërsa kanë dorëzuar kërkesë në Ministrin e Arsimit dhe Shkencës për ndarje të mjeteve financiare për fazën e dytë të shkollës së Merovës.

“Shkolla e Merovës është ndërtuar në fazën karabina dhe për mometin është duke priturë mjete nga ana e ministrisë së arsimit që të përfundojë. Ne kemi bërë kërkesë në Ministrisë e Arimit dhe presim që nga kjo ministri të lëshojnë mjete në vlerë prej 4 milion denarësh për përfundimin e fazës së dytë. Komuna e Zhelinës do të merr pjesë me një buxhet prej 2 milion denarëve, për përfundim ndërsa më pas do të nevojiten edhe 1,5 milion denarë për rregullimin e oborrit të shkollës. Deri në fund të muajt tetorë nëse nuk ka pengesa të tjera besoj se kjo shkollë do të përfundojë” tha kryetrari i komuënës së Zhelinës Fatmir Izairi, transmeton Televizioni Koha.

Ai tha se shkolla e Merovës është prioritet pasi që dy vite nxënësit mësojnë në kushte shumë të vështira.

Zëvendësdrejtori i shkollës “Pasko Vasa” në Grupçin Gani Sulejmani, tha se objekti në fazën e parë është përfunduar kurse ende nuk ka filluar me punë faza e dytë, por ai shfaqi shpresë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë mjetet për këtë shkollë.

“Faza e parë ka përfunduar edhe objekti është në karabina, kurse presim që deri në shtator apo më së voni deri në tetor të përfundohet faza e dytë. Poashtu presim që brenda dhjetë ditëve të fillojnë punët në brendi të objektit ndërsa është paraparë që të bëhet edhe një objekte shtesë i vogël për nyjet sanitare”, tha Sulejmani, , njofton Televizioni Koha.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë premtuar se do të vazhdojë të përkrahet ndërtimi i kësaj shkolle.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës deri më tash ka ndihmuar këtë shkollë me mjete financiare dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen që të përkrahë ndërtimin dhe përfundimin e objektit të shkollës në fshatin Merovë”, njoftuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ndryshe, tre vite më parë, Shkolla Merovës u përfshi nga flakët dhe u dogj tërësisht. Që atëherë nxënësit e këtij fshati ndjekin mësimin në kushte shumë të vështira, gjegjësisht në baraka të improvizuara. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *