Home / Lajme / Maqedoni / Shkup, nis mbledhja e protestuesve shqiptarë (VIDEO)

Shkup, nis mbledhja e protestuesve shqiptarë (VIDEO)

Shkup, 11 Korrik – Aktualisht ka filluar mbledhja e protestuesve shqiptarë në rrugët e Shkupit, protesta ka marrë përkrahjen e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Lidhjes së Diasporës Shqiptare në Maqedoni (LDSHM), Unionit Studentor Shqiptar, Aleancës Kuq e Zi, IGFM, dhe grupimet e tifozëve të klubeve shqiptare.

Aktualisht ka filluar mbledhja e protestuesve shqiptarë në rrugët e Shkupit, lidhur me vendimin me burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve për rastin e ashtuquajtur “Monstra”. Nga ana tjetër shtetasit maqedonas kanë lajmëruar për një kundërprotestë në të njëjtën orë, nën moton “Maqedonia e maqedonasve” dhe me qëllim mbrojtjen e vendimeve institucionale.

Protestat e shqiptarëve që priten të nisin sot në Shkup rreth orës 14:00, po përkrahen nga një numër i madh shoqatash dhe lëvizjesh shqiptare. Këto shoqata kanë apeluar për një mbështetje masive për protestuesit, gjithnjë duke bërë thirrje për qetësi dhe jo dhunë.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë, ka shtuar masat e sigurisë në kryeqytet, për të shmangur një konfrontim të mundshëm me turmat protestuese. Forca të mëdha policore janë të pranishme në kryeqytet.

Protesta e shqiptarëve nën moton ‘stop diskriminimit dhe drejtësisë selektive’, do të nisë nga pjesa e komunës së Çairit, për të marshuar më pas në rrugët e qytetit. Ajo ka marrë mbështetjen e shumë organizatave dhe lëvizjeve shqiptare nga vendi, trevat e tjera dhe diaspora.

Protesta ka marrë përkrahjen e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Lidhjes së Diasporës Shqiptare në Maqedoni (LDSHM), Unionit Studentor Shqiptar, Aleancës Kuq e Zi, IGFM, dhe grupimet e tifozëve të klubeve shqiptare.

Në përkrahje kanë dalë edhe personalitete publike dhe veteranë të UÇK-ve. Protesta përkrahet edhe nga një numër i madh i shoqatave shqiptare në diasporë. /Tv Koha/


Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *