Home / Lajme / Maqedoni / Shkup, sot priten protesta masive kundër rastit ‘Monstra’

Shkup, sot priten protesta masive kundër rastit ‘Monstra’

Shkup, 11 Korrik – Në Shkup vërehen policë gjithandej nëpër rrugë ku pritet të kalojnë protestuesit, janë larguar të gjithë koshat e plehrave rreth rrugëve të cilat javën e kaluar u dogjën dhe u përplasën nga protestuesit, ndërsa si masë shtesë për të mbikëqyrur tërësisht protestën policia gjatë ditës së djeshme ka vënë kamera kontrolli nëpër shtyllat elektrike të rrugëve.

Kryeqendra e Maqedonisë Shkupi sot pritet të përfshihet nga protesta masive që organizohen nga shqiptarët, por që janë paralajmëruar se do të organizohen edhe nga maqedonasit si kundërpërgjigje ndaj shqiptarëve.

Deri tani skush zyrtarisht nuk është paraqitur si organizator i protestave, thirrjet për të protestuar janë bërë në rrjetet sociale.

Në Shkup vërehen policë gjithandej nëpër rrugë ku pritet të kalojnë protestuesit, janë larguar të gjithë koshat e plehrave rreth rrugëve të cilat javën e kaluar u dogjën dhe u përplasën nga protestuesit, ndërsa si masë shtesë për të mbikëqyrur tërësisht protestën policia gjatë ditës së djeshme ka vënë kamera kontrolli nëpër shtyllat elektrike të rrugëve.

Protestues janë paralajmëruar të vijnë në Shkup edhe nga qytetet tjera të Maqedonisë dhe të Kosovës. Pikërishtë për këtë janë vërejtur edhe kontrolle të shtuara të policisë. Në të gjitha rrugët magjistrale dhe në hyrje daljet e qyteteve veriperëndimore të Maqedonisë të banuara kryesisht me shqiptarë, është shtuar prezenca e forcave policore të cilat po mbikëqyrin situatën. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *