Home / Lajme / Maqedoni / Shkup, sot protesta e radhës ‘Duam drejtësi’

Shkup, sot protesta e radhës ‘Duam drejtësi’

18 korrik-Kryesues i Këshillit Organizativ Koordinues si dhe njëri nga familjarët e të dënuarve në rastin Monstra, Bedri Ajdari ka faliminderuar të gjithë shqiptarët nga Maqedonia dhe diaspora, të cilët siç tha ai, nuk nguruan që të ndajnë dhimbjen tonë duke dalur në protesta gjithëpopullore.

Në Shkup sot do të mbahet protesta paqësore kundër dënimit me burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve për rastin “Monstra”.

Protesta u paralajmërua nga këshilli organizativ me moton “Duam Drejtësi” që drejtohet nga njëri prej familjarëve të të dënuarve, Bedri Ajdari.

Kryesues i Këshillit Organizativ Koordinues si dhe njëri nga familjarët e të dënuarve në rastin Monstra, Bedri Ajdari ka faliminderuar të gjithë shqiptarët nga Maqedonia dhe diaspora, të cilët siç tha ai, nuk nguruan që të ndajnë dhimbjen tonë duke dalur në protesta gjithëpopullore.

“Protesta e radhës ‘Marshi i Lirisë’ do të realizohet më datë 18.08.2014 (e premte) me fillim nga ora 13.45, në ç’rast do të nisemi nga platoja para “Çairçanjes” dhe do të vazhdojmë deri të Gjyqi Themelor Shkupi 1. I ftojmë të gjithë shqiptarët që të na bashkangjiten në protestën paqësore, dhe me pjekuri të lartë të dëshmojmë se jemi kundër dhunës dhe se jemi popull paqedashës dhe liridashës”, deklaroi Ajdari.

Kjo protestë ka marrë përkrahjen e shumë shoqatave dhe personaliteteve publike, të cilët në protestën e kaluar u solidarizuan me protestuesit.

Këshilli organizativ ka shprehur mirënjohje dhe faleminderime për përkrahjen e gjithë shqiptarëve në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri , trevat e tjera dhe diasporë, që i dhanë mbështetje protestës gjithëpopullore, kundër diskriminimit dhe drejtësisë selektive ndaj shqiptarëve nga pushteti maqedonas.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *