Home / Lajme / Maqedoni / Shkupi shënon 51-vjetorin e tërmetit katastrofik të vitit 1963 (FOTO)

Shkupi shënon 51-vjetorin e tërmetit katastrofik të vitit 1963 (FOTO)

Shkup, 26 korrik – Shkupi nesër me aktivitete të shumta do ta shënojë 51-vjetorin e tërmetit katastrofik të 26 korrikut të vitit 1963 në të cilin jetën e humbën 1.070 persona ndërsa u lënduan 3.000 të tjerë.

Shënimi do të fillojë në orën 10 me vendosjen e luleve në varrezat e qytetit në Butel, para përmendores së viktimave të tërmetit. Pastaj do të vijojë aksioni tradicional i dhurimit të gjakut, aksion ky i Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit që do të zhvillohet prej orës 10 deri në orën 18 në Qendrën ditore për dhurimin e gjakut të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit dhe SHOH “Dare Xhambaz”. Në Muzeun e Qytetit të Shkupit do të mbahen më shumë manifestime.

Poetet do të kenë lexim poetik për qytetin e tyre, i cili do të fillojë në orën 19. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski do ta hap ekspozitën “Shkup ‘kronika e 63-të filmike në një kohë”, e paraparë për në orën 20:30. Më pas do të ketë projektim të filmit dokumentar “Shkupi ’63” të regjisorit, Velko Bulajiq.

Tërmeti katastrofik në Shkup ndodhi më 26 korrik të vitit 1963 në orën pesë e 17 minuta, ndërsa dridhje më të vogla kishte deri në orën pesë e 43 minuta.

Nga tërmeti u shkatërruan 15.800 ndërtesa dhe u dëmtuan 28.000 të tjera. Mbi 200.000 persona mbetën pa kulm mbi kokë. Nga tragjedia e Shkupit u trondit dhe u angazhua e gjithë bota. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar bëri apel te të gjitha organizatat për ushqime për fëmijët e Shkupit. Unioni implementar dërgoi rekomandim deri te të gjitha parlamentet dhe qeveritë që të ndihmojnë në rindërtimin e qytetit.

Organizatat humanitare në shumë vende u përfshinë në mbledhjen e ndihmave për Shkupin. Kështu, Shkupi u bë qytet i solidaritetit ndërkombëtar. Menjëherë pas katastrofës, Kombet e Bashkuara morën aktivitete që në mënyrë të planifikuar dhe afatgjatë ta ndihmojnë qytetin e shkatërruar. Në kohën kur ekipe profesioniste nga KB-ja filluan të arrijnë në Shkup, në selinë e Organizatës ndërkombëtare është thënë se Shkupi do të jetë përmendore e solidaritetit njerëzor.

Më 23 shtator të vitit 1963, 35 vende kërkuan Asambleja e përgjithshme të vendosë në rend dite të seancës së saj pikë për ndërmarrjen e masave me rastin e tërmetit në Shkup. Pas katër ditëve, më 27 shtator, Asambleja e Përgjithshme i dha prioritet aksionit ndërkombëtar për t’i dhënë ndihmë Shkupit. Më 14 tetor, pas diskutimit dyorësh, Kuvendi i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara njëzëri miratoi Rezolutë për t’i dhënë ndihmë qeverisë jugosllave gjatë rikonstruktimit të Shkupit.

Në Rezolutë shprehet keqardhje me rastin e katastrofës së madhe. Në debatin për dhënien e ndihmës për Shkupin, Asambleja e përgjithshme i dëgjoi parashtresat e mbi 20 vendeve nga të gjitha kontinentet. Ajo ditë mbeti në analet e Kombeve të Bashkuara si “Dita e Shkupit”. Historikisht, qyteti i Shkupit disa herë është rrëzuar dhe prej fillimit ka lindur.

Në hapësirën mes fshatrave Zlokuqan dhe Bardovcë ka ekzistuar qyteti i Skupit, metropol i provincës Dardania. Ky qytet, në vitin 518 ka qenë plotësisht i shkatërruar nga tërmeti. Atëherë në provincën Dardania janë shkatërruar 24 fortesa të qytetit. Forca e këtij tërmeti ka qenë 10-11 ballë. Tërmeti katastrofal plotësisht e ka shkatërruar Skupin. Gjatë kohës së dridhjes janë shkaktuar shumë plasje në tokë.

Nga kodrat për rreth janë shkëputur masa të mëdha me shkëmbinj. Shkupi më pas është ndërtuar në vendin e sotëm. Edhe qyteti i ri nuk është kursyer nga paraqitjet sizmike.

Tërmeti i ardhshëm katastrofik ka ndodhur në vitin 1555. Intensiteti i tij ka qenë 10 ballë, pas çka qyteti për herë të dytë është shkatërruar.

Shkatërrimi i tretë dhe i fundit i Shkupit ndodhi para 51 viteve, më 26 korrik të vitit 1963, kur Shkupi ishte i goditur nga tërmeti me fuqi prej nëntë ballëve sipas shkallës së Merkalievit ose gjashtë sipas shkallës së Rihterit me epiqendër në sheshin “Maqedonia”.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *