Home / Lajme / Maqedoni / Shoqata Nansen rregullon klasat në shkollën Migjeni (VIDEO)

Shoqata Nansen rregullon klasat në shkollën Migjeni (VIDEO)

Tetovë, 23 Korrik – Objekti qendror i shkollës fillore “Bratsvo Migjeni” në Tetovë këtyre ditëve ka filluar të rregullohet në brednin falë një projekti të Qendrës për Dialog Nansen në Shkup, që mbështetet nga Ministria e Punëve të jashtme të Norvegjisë, njofton Televizioni Koha.

Sasho Stojkovski drejtor i qendrës Nansen në Shkup, tha se në kuadër të projektit për rregullimin e klasave në këtë shkollë poashtu pjesë e projektit është edhe edukimi dhe trajnimi nxënësve dhe arsimtarëve. Sipas tij projekti parasheh programe dhe aktivitet të përbashkëta të fëmijëve shqiptarë, maqedonas dhe të tjerë që mësojnë në këtë shkollë, me qëllim që të afrohen ata mes veti dhe të mos jenë të ndarë pasi që ndarjet janë të rrezikshme.

Drejtori i kësaj shkolle Harun Rexhepi, thotë se projekti është që nxënësit të afrohen mes veti, të shoqërohen dhe në fund ata të njihem më shumë që në të ardhmen ndarjet të mos jenë faktorë për probleme.P oashtu sipas tij në këtë projekt do të jenë kyçur, profësorët, nxënësit dhe prindërit, njofton Televizioni Koha.

Këtë projekt e ka përktrahur edhe komuna e Tetovës e cila sipas udhëheqësit të sektorit për veprimtari publike Qazim Ahmeti, do të ketë ndikim në procesin mësimor pasi që nxënësit do të mund që shoqërohen mes veti, ndërsa poashtu edhe shkollat do të përfitojnë në aspekt të infrastrukturës.

Projekti i shoqatës Nansen këtë vit parasheh rregullimin e shumë mësonjtoreve të shkollës Migjeni, sjelljen e pajisjve të ndryshme të nevojshme për mësim ndërsa pritet që të vazhdojë edhe në të ardhmen edhe në shkollat tjera.

Ndryshe, në shkollën Migjeni mësimin e ndjekin rreth 1800 nxënës, shumica shqiptare, por mësojnë edhe shumë nxënës të përkatësisë maqedonase dhe turke. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *