Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarët e SHBA-ve do të protestojnë më 4 gusht në Çikago

Shqiptarët e SHBA-ve do të protestojnë më 4 gusht në Çikago

Shkup, 19 Korrik – Diaspora shqiptare në SHBA-ve më 4 gusht do të mbajë një protestë në Çikago para bashkisë së qytetit dhe konsullatës së Maqedonisë, për të shprehur përkrahje për protestat e shqiptarëve në Maqedoni kundër diskriminimit dhe drejtësisë selektive.

Protesta do të ketë përkrahjen e gjithë komunitetit, ndërsa përkrah saj do të jetë edhe ish-kongresisti shqiptaro – amerikan Joe DioGuardi.

Në këtë protestë paqësore siç thuhet do të shprehet revolta dhe pakënaqësia ndaj diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni, aplikimi i proceseve të montuara dhe drejtësisë selektive kundër shqiptarëve, pozita e vështirë e shqiptarëve, ndërsa do të bëhet thirrje për përmirësimin e shpejt të gjendjes, ku shqiptarët do të duhet të kenë statusin e tyre të barabartë shtetëformues në Maqedoni, ose në të kundërtën Maqedonia nuk mund të jetë një vend demokratik dhe aspirues në strukturat euroatlantike.

Përfaqësues të shoqatave dhe forumeve të ndryshme shqiptare kanë apeluar për pjesëmarrje masive në këtë protestë, ndërsa së shpejti pritet edhe konkretizimi i orarit të mbajtjes së protestës të caktuar më 4 gusht.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *