Home / Lajme / Rajon / Shteti Holandez “përgjegjës” për 300 viktimat në Srebrenic

Shteti Holandez “përgjegjës” për 300 viktimat në Srebrenic

16 korrik – Gjykatësja Larissa Elwin në fjalën e saj të mërkurën në Hagë tha se shteti holandez është bashkëpërgjegjës për vdekjen e myslimanëve më 13 korrik 1995, të cilët u dëbuan nga kampi i helmetkaltërve holandezë në Potoçari.

Gjykata holandeze bën shtetin holandez bashkëpërgjegjës për vdekjen e burrave myslimanë më 13 korrik 1995, të cilët u dëbuan nga kampi i helmetkaltërve holandezë në Potoçari.

Deri më tani qeveria holandeze e kishte refuzuar çdo lloj përgjegjësie për masakrën duke përdorur argumentin se trupat holandeze ishin helmetkaltër. pra nën udhëheqjen e OKB-së. Por në procesin gjyqësor për masakrën e Srebenicës gjykata holandeze e kundërshton këtë qëndrim. Në vendimin e së mërkurës gjykata civile e Hagës ka bërë përgjegjëse shtetin holandez për vdekjen e 300 burrave myslimanë në masakrën e Srebrenicës. Gjykatësja Larissa Elwin në fjalën e saj të mërkurën në Hagë tha se shteti holandez është bashkëpërgjegjës për vdekjen e myslimanëve më 13 korrik 1995, të cilët u dëbuan nga kampi i helmetkaltërve holandezë në Potoçari. Akuzën në një gjykatë holandeze e kishte ngritur shoqata “Nënat e Srebrenicës”, së cilës i janë bashkuar të afërm të viktimave të masakrës gjatë Luftës së Bosnjes.

Argumenti i helmetkaltërve holandezë: Armatimi i keq

Gjatë luftës së Bosnjes, njësitë serbe kishin sulmuar në korrik të vitit 1995 zonën e mbrojtur ndërkombëtare të Srebrenicës duke vrarë brenda pak ditësh 8000 burra myslimanë. Trupat e helmetkaltërve holandezë i kishin dorëzuar si postet vëzhguese ashtu edhe barrikadat pa asnjë rezistencë tek njësitë serbe të drejtuara nga gjenerali Ratko Mladic, thuhet në raportin e atëhershëm të Kombeve të Bashkuara. Sipas të dhënave të tyre, ushtarët helmetkaltër kanë qenë të armatosur keq në kohën që milicët serbë po i afroheshin enklavës.

Që në shtatorin e vitit të kaluar drejtësia holandeze kishte bërë përgjegjës shtetin holandez për vdekjen e tre myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë. Gjykata e Kasacionit në Hagë konfirmoi kështu edhe një vendim të mëparshëm, sipas të cilit helmetkaltërit holandezë të ngarkuar me mbrojtjen e enklavës së Bosnjes lindore, nuk duhet t’i kishin dorëzuar myslimanët në duart e serbëve. Masakra e Srebrenicës konsiderohet masakra më e rëndë në Europë që nga përfundimi i Luftës së Dytë botërore dhe është cilësuar si gjenocid. /DW

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *