Home / Lajme / Rajon / Si i mashtroi maqedonasi qindra shqiptarë për vizat kanadeze

Si i mashtroi maqedonasi qindra shqiptarë për vizat kanadeze

18 korrik-
“Policia ndërhyri duke bllokuar këtë aktivitet. Thirri të gjithë emrat e personave që kishin aplikuar për të bërë denoncim, pasi ata ende nuk kishin kuptuar se ishin mashtruar. Nëse policia nuk do të kishte ndërhyrë, kjo zyrë do të vijonte të mashtronte qytetarë” shtuan më tej burimet.

Shtetasi maqedonas, Vasko Pop Ganov kishte mundur të merrte me qira një ambient përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për ta kthyer në një zyrë emigracioni.

“Help Emmigrattion sh.p.k” quhej zyra që do tu siguronte qyetarëve shqiptarë të emigronin drejt Kanadasë dhe Australisë për qenë rezident në këto vende vetëm duke paguar 3100 euro. Pas rreth tre muaj aktivitet, rezultoi se gjithçka ishte mashtrim.

Në fakt maqedonasi ka mundur të mashtrojë qindra qytetarë shqiptarë të cilët kanë dorëzuar paradhënie nga 600 euro. Për ta bërë sa më të besueshme firmën e tij, 47-vjeçari kishte punësuar edhe dy vajza, të cilat u përgjigjeshin telefonatave të qytetarëve, të cilët aplikonin për të shkuar në Kanada e Australi.

Pasi kanë paguar rreth 600 euro, Vasko Pop Ganov u ka kërkuar personave të interesuar të përgatisnin një listë me dokumente dhe më pas t’i dorëzonin pranë kësaj zyre.

“Shumë prej personave kishin përgatitur dokumentet por në momentin që kanë shkuar për t’i dorëzuar, maqedonasi i ka kthyer sërish mbrapsht duke u thënë se kishin mungesë në dokumentacion dhe duhet të vinin sërish. Këtë gjë e bënte për të shtyrë sa më shumë procesin. Pagesën e plotë prej 3100 euro, sipas tij do e merrte kur qytetarët të mbërrinin në destinacion” thanë për burimet policore.

Maqedonasi kishte angazhuar edhe një mik të tij, rezident në Kanada i cili u dërgonte e-mail, qytetarëve duke u shtirur si zyrë avokatie në këtë shtet dhe që mundësonte akomodimin e tyre kur të mbërrinin në destinacion.

Ndërkohë, në rrugë operative policia kishte siguruar të dhëna për këtë zyrë piramidë, dhe nisi menjëherë hetimet. Vasko Pop Ganov ka mundur të arratiset nga Shqipëria bashkë me paratë rreth ditë më parë. Ndërhyrja e policisë nuk e ka bërë të mundur kapjen e tij.

“Policia ndërhyri duke bllokuar këtë aktivitet. Thirri të gjithë emrat e personave që kishin aplikuar për të bërë denoncim, pasi ata ende nuk kishin kuptuar se ishin mashtruar. Nëse policia nuk do të kishte ndërhyrë, kjo zyrë do të vijonte të mashtronte qytetarë” shtuan më tej burimet.

Mësohet se deri më tani janë kryer mbi 40 denoncime. Në pyetje janë marrë dy vajzat e punësuara, të cilat deklaruan se nuk kishin dijeni se po mashtroheshin njerëz. Ato treguan se ishin paguar për sa kohë që maqedonasi kishte qenë në Shqipëri.

Ai ishte larguar pa u dhënë atyre asnjë motiv. Sipas një denoncuesi, maqedonasi shtirej me emrin Michael.

“Këtë aktivitet, maqedonasi e kishte regjistruar në QKR me emrin e shoqërisë “Help Emmigration sh.p.k” ndërsa kishte hapur edhe një llogari bankare në një nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, por që të gjitha paratë i kishte tërhequr” tha për NOA.al, një prej denoncuesve.

Ndërkohë policia ka bllokuar në këtë zyrë, kompjutera dhe dokumente të tjera të cilat po verifikohen ndërsa ka shpallur në kërkim shtetasin Vasko Pop Ganov

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *