Home / Lajme / Maqedoni / Sindikata:Kemi presione për të mos protestua

Sindikata:Kemi presione për të mos protestua

31 korrik-“SASHK-u do të mbetet sindikata e vetme e pavarur. SASHK-u asnjëherë nuk ka qenë pro-qeveritar por as kundër saj. Të gjithë ju e dini se SASHK-u ka aktivitetet e saj sindikale që si themel kanë korrektësinë dhe konstruktivitetin”, deklaroi Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Një ditë para protestës së paralajmëruar nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), anëtarësia e saj denoncon presionet e fuqishme me të cilat po përballet. Në adresë të shumë profesorëve nga pjesë të ndryshme të vendit janë lëshuar kërcënime se do të largohen nga puna. Kërcënimet kanë shkuar deri aty sa të prekin edhe familjarët e tyre. Denoncimi u bë nga kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov. Sipas tij presionet mbi anëtarësinë e SASHK-ut që të mos dalin në protesta vijnë kryesisht nga drejtorët e shkollave.

“Kemi mjaft kërcënime ndaj anëtarësisë, kemi kërcënime të dërguara në mënyrë verbale, përmes postave elektronike, kërcënime personale dhe kërcënime për familjen. A do mbetet dikush pa punë nëse del në protestën e nesërme, a do kenë të njëjtin fat edhe familjarët e tyre, do e shohim. Kemi kërcënime të hapura”, tha Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Nedellkov sqaroi se SASHK do të vazhdojë të sillet në mënyrë konstruktive në çdo bisedim me qeverinë, pa rënë pre e presioneve apo e afiniteteve me të.

“SASHK-u do të mbetet sindikata e vetme e pavarur. SASHK-u asnjëherë nuk ka qenë pro-qeveritar por as kundër saj. Të gjithë ju e dini se SASHK-u ka aktivitetet e saj sindikale që si themel kanë korrektësinë dhe konstruktivitetin”, deklaroi Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Gjatë protestës së nesërme, SASHK-u do të kërkojë paga më të larta për punonjësit në arsimin parashkollor, fillor dhe atë të mesëm, do të kërkojë edhe firmosje të marrëveshjes kolektive me qëllim të heqjes së dallimeve joligjore në lartësinë e pagave për vend të njëjtë pune si dhe do të protestojë kundër testimit ekstern dhe politizimit të arsimit.Alsat

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *